Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Isra   Ajeti:
مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعَاجِلَةَ عَجَّلۡنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلۡنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصۡلَىٰهَا مَذۡمُومٗا مَّدۡحُورٗا
Sa i përket atij që dëshiron jetën kalimtare, Ne i japim në të, atij që duam, çfarë të dëshirojmë, pastaj e fusim në Xhehenem, ku do të dënohet i përbuzur e i përzënë (nga mëshira e Allahut).
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَمَنۡ أَرَادَ ٱلۡأٓخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعۡيَهَا وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ كَانَ سَعۡيُهُم مَّشۡكُورٗا
E, sa i përket atij që synon botën tjetër dhe përpiqet për të ashtu siç duhet, duke qenë besimtar, mundi i tij do të vlerësohet.
Tefsiret në gjuhën arabe:
كُلّٗا نُّمِدُّ هَٰٓؤُلَآءِ وَهَٰٓؤُلَآءِ مِنۡ عَطَآءِ رَبِّكَۚ وَمَا كَانَ عَطَآءُ رَبِّكَ مَحۡظُورًا
Të gjithë atyre, Ne u japim (në këtë jetë) nga dhuntitë e Zotit tënd, sepse dhuntitë e Zotit tënd nuk mund t'i mohohen askujt.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱنظُرۡ كَيۡفَ فَضَّلۡنَا بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ وَلَلۡأٓخِرَةُ أَكۡبَرُ دَرَجَٰتٖ وَأَكۡبَرُ تَفۡضِيلٗا
Shih se si i dallojmë disa mbi të tjerët, por në botën tjetër do të ketë dallime më të mëdha në shkallë dhe epërsi.
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَّا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَقۡعُدَ مَذۡمُومٗا مَّخۡذُولٗا
Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i përbuzur e i braktisur.
Tefsiret në gjuhën arabe:
۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنًاۚ إِمَّا يَبۡلُغَنَّ عِندَكَ ٱلۡكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوۡ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفّٖ وَلَا تَنۡهَرۡهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوۡلٗا كَرِيمٗا
Zoti juaj ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njërin nga ata ose të dy i zë pleqëria pranë teje, mos u thuaj atyre: "Uf!" e as mos i qorto, por thuaju fjalë të mira.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱخۡفِضۡ لَهُمَا جَنَاحَ ٱلذُّلِّ مِنَ ٱلرَّحۡمَةِ وَقُل رَّبِّ ٱرۡحَمۡهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرٗا
Shtriji para tyre krahët e përulësisë e të mëshirës dhe thuaj: "Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më rritën mua kur unë isha i vogël!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
رَّبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمۡۚ إِن تَكُونُواْ صَٰلِحِينَ فَإِنَّهُۥ كَانَ لِلۡأَوَّٰبِينَ غَفُورٗا
Zoti juaj e di më së miri çfarë keni në shpritrat tuaj. Nëse jeni të devotshëm, s'ka dyshim se Ai është Falës i Madh për ata që kthehen të penduar tek Ai.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَءَاتِ ذَا ٱلۡقُرۡبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلۡمِسۡكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرۡ تَبۡذِيرًا
Jepja të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit të mbetur rrugës të drejtën e vet dhe mos u bëj tepër shpërdorues!
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ ٱلۡمُبَذِّرِينَ كَانُوٓاْ إِخۡوَٰنَ ٱلشَّيَٰطِينِۖ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِرَبِّهِۦ كَفُورٗا
Në të vërtetë, shpërdoruesit janë vëllezërit e shejtanëve, ndërsa shejtani është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Isra
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll