Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Bekare   Ajeti:
قُلۡ إِن كَانَتۡ لَكُمُ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ ٱللَّهِ خَالِصَةٗ مِّن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ ٱلۡمَوۡتَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Thuaj: "Nëse vendbanimi i botës tjetër (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَن يَتَمَنَّوۡهُ أَبَدَۢا بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ
Por, ata nuk do ta dëshirojnë vdekjen asnjëherë, për shkak të të këqijave që i kanë bërë. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَتَجِدَنَّهُمۡ أَحۡرَصَ ٱلنَّاسِ عَلَىٰ حَيَوٰةٖ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمۡ لَوۡ يُعَمَّرُ أَلۡفَ سَنَةٖ وَمَا هُوَ بِمُزَحۡزِحِهِۦ مِنَ ٱلۡعَذَابِ أَن يُعَمَّرَۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ
Sigurisht që do t'i gjesh ata (hebrenjtë) njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më shumë se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por, edhe po të jetonte aq, kjo nuk do t'ia shmangte atij dënimin. Allahu i sheh mirë veprimet e tyre.
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّـجِبۡرِيلَ فَإِنَّهُۥ نَزَّلَهُۥ عَلَىٰ قَلۡبِكَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ
Thuaj: "Kushdo që e armiqëson Xhibrilin, le ta dijë se ai e ka zbritur atë (Kuranin) në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të shpalljeve të mëhershme dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët."
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّلَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَجِبۡرِيلَ وَمِيكَىٰلَ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَدُوّٞ لِّلۡكَٰفِرِينَ
Kushdo që armiqëson Allahun, melekët e Tij, të dërguarit e Tij, Xhibrilin dhe Mikailin, le ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۖ وَمَا يَكۡفُرُ بِهَآ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقُونَ
Sigurisht që Ne të zbritëm ty shpallje e prova të qarta, të cilat i mohojnë vetëm të pabindurit.
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَوَكُلَّمَا عَٰهَدُواْ عَهۡدٗا نَّبَذَهُۥ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Sa herë që ata jepnin ndonjë premtim, një pjesë e tyre e shkelnin atë. Në të vërtetë, shumica e tyre nuk besojnë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَمَّا جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٞ لِّمَا مَعَهُمۡ نَبَذَ فَرِيقٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمۡ كَأَنَّهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Mirëpo, kur u erdhi një i Dërguar nga Allahu (Muhamedi), i cili vërtetonte atë që kishin ata (Teuratin), një grup prej atyre që u ishte dhënë Libri e hodhën pas shpine Librin e Allahut, sikur nuk dinin asgjë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Bekare
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll