Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: Taha   Ajeti:

Taha

طه
Ta, ha.
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لِتَشۡقَىٰٓ
Nuk ta kemi shpallur Kuranin (o Muhamed) për të të munduar,
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِلَّا تَذۡكِرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰ
por vetëm si këshillë për këdo që i frikësohet Allahut.
Tefsiret në gjuhën arabe:
تَنزِيلٗا مِّمَّنۡ خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ وَٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلۡعُلَى
I shpallur nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ
I Gjithëmëshirshmi mbi Arsh është ngritur.
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَمَا تَحۡتَ ٱلثَّرَىٰ
E Tija është ç'ka në qiej e në Tokë dhe ç'ka ndërmjet tyre e ç'ka nën dhé.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِن تَجۡهَرۡ بِٱلۡقَوۡلِ فَإِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخۡفَى
Pavarësisht a flet ti me zë të lartë (apo jo), Ai, pa dyshim, i di fshehtësitë, madje edhe ato më të fshehtat.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ
Allahu! Askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَهَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ
A të ka arritur tregimi i Musait?
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِذۡ رَءَا نَارٗا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدٗى
Kur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: "Rrini këtu, se vërejta një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell që andej ndonjë urë zjarri ose të gjej pranë tij ndonjë udhërrëfyes."
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ
Kur arriti aty, një zë e thirri: "O Musa!
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوٗى
Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, zbathi nallanet, sepse je në Luginën e Shenjtë të Tuvasë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: Taha
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll