Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Enbija   Ajeti:
وَٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلۡنَٰهَا وَٱبۡنَهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
(Kujto) edhe atë (Merjemen), e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj përmes Shpirtit Tonë (Xhibrilit) dhe e bëmë atë dhe birin e saj shenjë për njerëzimin.
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُونِ
Vërtet, kjo është feja juaj, një fe e vetme, e unë jam Zoti juaj, andaj vetëm Mua më adhuroni!
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡۖ كُلٌّ إِلَيۡنَا رَٰجِعُونَ
Njerëzit u ndanë në çështjen e besimit, por të gjithë do të kthehen te Ne.
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا كُفۡرَانَ لِسَعۡيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ
Atij që bën vepra të mira duke qenë besimtar, përpjekja nuk do t'i mohohet dhe Ne ia shkruajmë atë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآ أَنَّهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ
Asnjë vend që Ne e kemi shkatërruar nuk është e mundur të kthehet (në dynja).
Tefsiret në gjuhën arabe:
حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتۡ يَأۡجُوجُ وَمَأۡجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٖ يَنسِلُونَ
E, kur të lirohen jexhuxhët e mexhuxhët, duke dalë me shpejtësi nga çdo lartësi,
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱقۡتَرَبَ ٱلۡوَعۡدُ ٱلۡحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَٰخِصَةٌ أَبۡصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَٰوَيۡلَنَا قَدۡ كُنَّا فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا بَلۡ كُنَّا ظَٰلِمِينَ
e të afrohet Premtimi i Vërtetë, sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen (e do të thonë): "Mjerë ne! Ne ishim vërtet të shkujdesur ndaj kësaj, madje ishim të padrejtë."
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ
Në të vërtetë, ju dhe gjithçka që adhuroni pos Allahut, do të jeni lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju do të hyni në të.
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةٗ مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلّٞ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Nëse këta (idhuj) do të kishin qenë zota (të vërtetë), ata nuk do të kishin hyrë në të. Por, të gjithë do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ
Ata do të rënkojnë në të, por nuk do të mund të dëgjojnë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ
Ndërkaq, ata të cilëve u ka paraprirë mirësia nga ana Jonë, do të jenë larg Xhehenemit.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Enbija
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll