Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Haxh   Ajeti:
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ
Atyre që po luftohen u është dhënë leje (për të luftuar), sepse u është bërë padrejtësi, ndërkohë, Allahu, pa dyshim, mund t'i ndihmojë ata,
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre pa kurrfarë të drejte, vetëm pse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Sikur Allahu të mos zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të rrënoheshin manastire, kisha, sinagoga dhe xhami ku përmendet emri i Allahut shumë. Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë (çështjen e Tij). Vërtet, Allahu është i Fortë, i Gjithëfuqishëm.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُواْ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡاْ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ
Ata që, nëse Ne u japim pushtet në Tokë, e falin namazin, e japin zekatin, urdhërojnë për punë të mira dhe ndalojnë të këqijat. Allahut i takon fundi i të gjitha çështjeve.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَثَمُودُ
Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) para tyre përgënjeshtruan edhe populli i Nuhut dhe adët e themudët,
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَقَوۡمُ إِبۡرَٰهِيمَ وَقَوۡمُ لُوطٖ
si dhe populli i Ibrahimit e populli i Lutit,
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَأَصۡحَٰبُ مَدۡيَنَۖ وَكُذِّبَ مُوسَىٰۖ فَأَمۡلَيۡتُ لِلۡكَٰفِرِينَ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ
por edhe populli i Medjenit. U përgënjeshtrua edhe Musai. Unë u dhashë afat jobesimtarëve e më pas i kapa me ndëshkim. Eh, si ishte dënimi Im!
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئۡرٖ مُّعَطَّلَةٖ وَقَصۡرٖ مَّشِيدٍ
Sa e sa qytete i shkatërruam për shkak se (banorët e tyre) ishin të padrejtë, duke e bërë rrafsh me tokë, dhe sa e sa puse të braktisura e sa e sa pallate të larta të shkretuara!
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَتَكُونَ لَهُمۡ قُلُوبٞ يَعۡقِلُونَ بِهَآ أَوۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۖ فَإِنَّهَا لَا تَعۡمَى ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَلَٰكِن تَعۡمَى ٱلۡقُلُوبُ ٱلَّتِي فِي ٱلصُّدُورِ
A nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të kuptojnë dhe veshët e tyre të dëgjojnë? Nuk janë sytë që verbërohen, por janë zemrat brenda gjoksit që verbohen.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Haxh
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll