Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Muminun   Ajeti:
۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Edhe sikur t'i mëshironim e t'ua hiqnim fatkeqësinë, ata do të vazhdonin të bridhnin verbërisht në humbjen e tyre.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ
Ne i kapluam me dënim, por ata nuk iu nënshtruan Zotit të tyre e as u kthyen të përulur drejt Tij.
Tefsiret në gjuhën arabe:
حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ
E, kur t'ua hapim atyre derën e një dënimi të rëndë, ata do të bien në dëshpërim.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Është Ai që jua krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat. Sa pak që falënderoni!
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Është Ai që ju solli në Tokë dhe tek Ai do të tuboheni.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Ai është që jep jetë e vdekje dhe vetëm Atij i takon ndërrimi i natës me ditën. A nuk kuptoni, vallë?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ
Por, ata thonë njësoj siç thanë të mëparshmit.
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Ata thonë: "A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kjo është ajo që neve dhe etërve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "E kujt është Toka dhe çdo gjë që gjendet në të, nëse vërtet e dini?"
Tefsiret në gjuhën arabe:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Ata do të thonë: "E Allahut." Thuaj: "Atëherë, a nuk do të merrni mësim?!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ
Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit madhështor?"
Tefsiret në gjuhën arabe:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Pra, a nuk do t'i frikësoheni Atij?"
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Në dorën e kujt është sundimi i çdo gjëje, – dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, – nëse vërtet e dini?"
Tefsiret në gjuhën arabe:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ
Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Atëherë, si mund të mashtroheni?"
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Muminun
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll