Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: En Nur   Ajeti:

En Nur

سُورَةٌ أَنزَلۡنَٰهَا وَفَرَضۡنَٰهَا وَأَنزَلۡنَا فِيهَآ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ لَّعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ
Kjo është një sure të cilën Ne e kemi zbritur, e kemi bërë të detyrueshme dhe kemi shpallur në të ajete të qarta, që të merrni mësim.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱلزَّانِيَةُ وَٱلزَّانِي فَٱجۡلِدُواْ كُلَّ وَٰحِدٖ مِّنۡهُمَا مِاْئَةَ جَلۡدَةٖۖ وَلَا تَأۡخُذۡكُم بِهِمَا رَأۡفَةٞ فِي دِينِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۖ وَلۡيَشۡهَدۡ عَذَابَهُمَا طَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Të përdalën dhe të përdalin, rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe të mos ju kaplojë dhembshuria ndaj tyre kur bëhet fjalë për ligjin e Allahut, nëse njëmend e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le të jenë të pranishëm në dënimin e tyre një grup besimtarësh.
Tefsiret në gjuhën arabe:
ٱلزَّانِي لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوۡ مُشۡرِكَةٗ وَٱلزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَآ إِلَّا زَانٍ أَوۡ مُشۡرِكٞۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
I përdali mund të martohet vetëm me ndonjë të përdalë ose idhujtare. Po ashtu, me të përdalën mund të martohet vetëm ndonjë i përdalë ose idhujtar. Ndërkaq, kjo është e ndaluar për besimtarët.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَأۡتُواْ بِأَرۡبَعَةِ شُهَدَآءَ فَٱجۡلِدُوهُمۡ ثَمَٰنِينَ جَلۡدَةٗ وَلَا تَقۡبَلُواْ لَهُمۡ شَهَٰدَةً أَبَدٗاۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Ata që akuzojnë gratë e dëlira (për kurvëri) dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, rrihni me tetëdhjetë të rëna dhe mos ua pranoni kurrë dëshminë, sepse ata janë të pabindur,
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
përveç atyre që më pas pendohen e përmirësohen. Allahu është njëmend Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ أَزۡوَٰجَهُمۡ وَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ شُهَدَآءُ إِلَّآ أَنفُسُهُمۡ فَشَهَٰدَةُ أَحَدِهِمۡ أَرۡبَعُ شَهَٰدَٰتِۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Ndërkaq, ai që akuzon gruan e vet (për tradhti bashkëshortore), pa pasur asnjë dëshmitar përveç vetes, duhet të betohet katër herë në Allahun se po e thotë të vërtetën.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱلۡخَٰمِسَةُ أَنَّ لَعۡنَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Ndërsa herën e pestë duhet të thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse jam duke gënjyer!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَيَدۡرَؤُاْ عَنۡهَا ٱلۡعَذَابَ أَن تَشۡهَدَ أَرۡبَعَ شَهَٰدَٰتِۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Ndërkohë, ajo e shmang dënimin nga vetja nëse betohet katër herë në Allahun se ai po gënjen.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَٱلۡخَٰمِسَةَ أَنَّ غَضَبَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَآ إِن كَانَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Herën e pestë duhet të thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse ai ka thënë të vërtetën!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ
Po të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe po të mos ishte Allahu Pranues i pendimit dhe i Urtë (do t'jua përshpejtonte dënimin)!
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: En Nur
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll