Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: En Nisa   Ajeti:
وَلَوۡ أَنَّا كَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَنِ ٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ أَوِ ٱخۡرُجُواْ مِن دِيَٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٞ مِّنۡهُمۡۖ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَشَدَّ تَثۡبِيتٗا
Nëse Ne do t'i urdhëronim ata: "Vritni njëri-tjetrin!" ose "Dilni nga vendbanimi juaj!, ata nuk do ta bënin atë, përveç një pakice prej tyre. E, sikur të vepronin ashtu siç këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do të ishin më të fortë në besim.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِذٗا لَّأٓتَيۡنَٰهُم مِّن لَّدُنَّآ أَجۡرًا عَظِيمٗا
E atëherë, me të vërtetë, Ne do t'u jepnim nga ana Jonë shpërblim madhështor
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَهَدَيۡنَٰهُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
dhe, pa dyshim, do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلصِّدِّيقِينَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَٱلصَّٰلِحِينَۚ وَحَسُنَ أُوْلَٰٓئِكَ رَفِيقٗا
Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit do të jenë me ata që i ka begatuar Allahu: me pejgamberët, me besnikët, me dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë që janë ata!
Tefsiret në gjuhën arabe:
ذَٰلِكَ ٱلۡفَضۡلُ مِنَ ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمٗا
Kjo është mirësi nga Allahu, e mjafton që Allahu është i Gjithëdijshëm.
Tefsiret në gjuhën arabe:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ خُذُواْ حِذۡرَكُمۡ فَٱنفِرُواْ ثُبَاتٍ أَوِ ٱنفِرُواْ جَمِيعٗا
O besimtarë! Rrini në gatishmëri! Dilni (në luftë) në grupe ose dilni të gjithë së bashku!
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِنَّ مِنكُمۡ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنۡ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَالَ قَدۡ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيَّ إِذۡ لَمۡ أَكُن مَّعَهُمۡ شَهِيدٗا
Në të vërtetë, dikush nga ju bishtnon (për të mos shkuar në luftë). Nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, thotë: "Allahu më ka bekuar që nuk isha i pranishëm me ta!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَئِنۡ أَصَٰبَكُمۡ فَضۡلٞ مِّنَ ٱللَّهِ لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمۡ تَكُنۢ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُۥ مَوَدَّةٞ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ مَعَهُمۡ فَأَفُوزَ فَوۡزًا عَظِيمٗا
E, në qoftë se ju vjen ndonjë begati nga Allahu, thotë, - thua se kurrë nuk ka pasur dashamirësi midis jush dhe atij: "Ah, sikur të isha me ta e të arrija fitore të madhe!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
۞ فَلۡيُقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يَشۡرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا بِٱلۡأٓخِرَةِۚ وَمَن يُقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيُقۡتَلۡ أَوۡ يَغۡلِبۡ فَسَوۡفَ نُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që japin jetën e kësaj bote për jetën tjetër! Atij që lufton në rrugën e Allahut dhe vritet ose ngadhënjen, do t'i japim shpërblim të madh.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: En Nisa
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll