Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: El Enam   Ajeti:
وَلَوۡ جَعَلۡنَٰهُ مَلَكٗا لَّجَعَلۡنَٰهُ رَجُلٗا وَلَلَبَسۡنَا عَلَيۡهِم مَّا يَلۡبِسُونَ
Edhe sikur ta bënim (të dërguarin) melek, do ta bënim burrë dhe do t'ua shkaktonim të njëjtat mëdyshje që u janë shkaktuar.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Në të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin.
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ ٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Thuaju: "Udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve."
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Thuaj: "Kujt i takon gjithçka që është në qiej e në Tokë?" Thuaj: "Allahut!" Ai ia ka caktuar Vetes mëshirën. Ai, me siguri, do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim. Ata që kanë humbur vetveten nuk do të besojnë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِي ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Atij i përket gjithçka që pushon natën e ditën dhe Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri.
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيّٗا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَهُوَ يُطۡعِمُ وَلَا يُطۡعَمُۗ قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَسۡلَمَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ
Thuaj: "Si të marr mbrojtës tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili ushqen dhe nuk ushqehet?!" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që nënshtrohet (ndaj Allahut) dhe të mos jem kurrsesi prej idhujtarëve."
Tefsiret në gjuhën arabe:
قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Thuaj: "Unë i druhem dënimit të një Dite të Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim."
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَّن يُصۡرَفۡ عَنۡهُ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمَهُۥۚ وَذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ
Atë që i shpëton atij (dënimi) në atë Ditë, vërtet e ka mëshiruar Allahu. Kjo është fitorja e vërtetë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يَمۡسَسۡكَ بِخَيۡرٖ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse të dhuron ndonjë mirësi, atëherë Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ
Ai është Sunduesi i Gjithëfuqishëm sipër robërve të Tij dhe Ai është i Urti e i Gjithëdituri.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: El Enam
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll