Check out the new design

قرآن کریم کے معانی کا ترجمہ - البانوی ترجمہ - مرکز رواد الترجمۃ - اس پر کام جاری ہے * - ترجمے کی لسٹ


معانی کا ترجمہ سورت: نساء   آیت:
۞ لَّا خَيۡرَ فِي كَثِيرٖ مِّن نَّجۡوَىٰهُمۡ إِلَّا مَنۡ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوۡ مَعۡرُوفٍ أَوۡ إِصۡلَٰحِۭ بَيۡنَ ٱلنَّاسِۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ فَسَوۡفَ نُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
S'ka dobi në shumë pëshpëritje të tyre, përveç kur dikush porosit për lëmoshë, për ndonjë punë të mirë ose për pajtim mes njerëzve. E, atij që e bën këtë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, do t'i japim shpërblim të madh.
عربی تفاسیر:
وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَتَّبِعۡ غَيۡرَ سَبِيلِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصۡلِهِۦ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا
Ndërkaq, atë që i kundërvihet të Dërguarit, pasi t'i bëhet e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, do ta lëmë në rrugën që ka marrë dhe do ta fusim në Xhehenem. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
عربی تفاسیر:
إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغۡفِرُ أَن يُشۡرَكَ بِهِۦ وَيَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا
Me të vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër krahas Tij, ndërsa gjynahet më të vogla ia fal kujt të dojë. Ai që adhuron dikë a diçka tjetër përveç Allahut, pa dyshim që ka rënë në një humbje të largët (nga e vërteta).
عربی تفاسیر:
إِن يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ إِنَٰثٗا وَإِن يَدۡعُونَ إِلَّا شَيۡطَٰنٗا مَّرِيدٗا
Ata lusin në vend të Allahut vetëm idhuj femërorë. Në të vërtetë, ata lusin vetëm shejtanin e pabindur.
عربی تفاسیر:
لَّعَنَهُ ٱللَّهُۘ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنۡ عِبَادِكَ نَصِيبٗا مَّفۡرُوضٗا
Atë e mallkoi Allahu, kurse ai tha: "Unë do të marr gjithsesi një pjesë të caktuar të robërve të Tu
عربی تفاسیر:
وَلَأُضِلَّنَّهُمۡ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمۡ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُبَتِّكُنَّ ءَاذَانَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلۡقَ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَّخِذِ ٱلشَّيۡطَٰنَ وَلِيّٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَقَدۡ خَسِرَ خُسۡرَانٗا مُّبِينٗا
dhe me siguri do t'i shpie në humbje, do t'i josh me shpresa të kota, do t'i urdhëroj që t'ua presin veshët bagëtive dhe do t'i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut." E kush merr shejtanin për mbrojtës në vend të Allahut, me të vërtetë ka pësuar humbje të qartë.
عربی تفاسیر:
يَعِدُهُمۡ وَيُمَنِّيهِمۡۖ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا
Ai u premton atyre dhe i josh me shpresa (të kota), por premtimet që i bën shejtani janë vetëm mashtrime.
عربی تفاسیر:
أُوْلَٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُ وَلَا يَجِدُونَ عَنۡهَا مَحِيصٗا
Vendbanimi i tyre është Xhehenemi dhe nuk do të mund të gjejnë shpëtim prej tij.
عربی تفاسیر:
 
معانی کا ترجمہ سورت: نساء
سورتوں کی لسٹ صفحہ نمبر
 
قرآن کریم کے معانی کا ترجمہ - البانوی ترجمہ - مرکز رواد الترجمۃ - اس پر کام جاری ہے - ترجمے کی لسٹ

مرکز رواد الترجمہ گروپ نے جمعیۃ الدعوۃ‘ ربوہ اور جمعیۃ خدمۃ المحتوى الاسلامی باللغات کے تعاون سے ترجمہ کیا۔

بند کریں