Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албан тили таржимаси - Ҳассан Наҳи * - Таржималар мундарижаси

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Маънолар таржимаси Сура: Нос сураси   Оят:

Suretu En Nas

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve,[444]
[444] Sipas disa transmetimeve nga Ibn Abbasi dhe Aishja, një magjistar hebre me emrin Lebid që jetonte në Medinë, ishte ngarkuar t’i bënte Profetit Muhamed (a.s.) një magji vdekjeprurëse. Magjistari arriti të siguronte disa fije nga flokët e Profetit (a.s.) dhe me to bëri njëmbëdhjetë nyje. Bijat e tij frynin në secilën prej këtyre nyjave, duke thënë mallkime të frikshme. Pastaj, magjinë e mbështollën, duke i shtuar një filiz palme hurmash dhe e hodhën në një pus. Profeti (a.s.) filloi të ndiente shqetësime të çuditshme si: humbje të kujtesës, dobësi, humbje të oreksit etj. dhe gjendja e tij po përkeqësohej, derisa Allahu i Madhëruar ia zbuloi në ëndërr shkakun e shqetësimeve të tij dhe vendin, ku ishte fshehur magjia. Kur Profeti (a.s.) u zgjua, atij i erdhi Xhebraili (a.s.) dhe i dha dy sure, njëra me pesë vargje dhe tjetra me gjashtë. Profeti (a.s.) dërgoi Aliun te pusi me detyrën për të lexuar këto dy sure. Ndërsa ai lexonte suret, nyjat zgjidheshin njëra pas tjetrës dhe Muhamedi (a.s.) rifitonte forcat dhe kthjelltësinë e humbur. Dy suret në fjalë janë ato me të cilat mbyllet Kurani i Madhërishëm. Këto sure kanë një rëndësi të madhe rituale dhe myslimanët i recitojnë ato shpesh për t’u ruajtur nga çdo e keqe, fizike apo shpirtërore qoftë.
Арабча тафсирлар:
مَلِكِ ٱلنَّاسِ
Sundimtari i njerëzve,
Арабча тафсирлар:
إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ
i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve,
Арабча тафсирлар:
مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ
nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)
Арабча тафсирлар:
ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ
e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,
Арабча тафсирлар:
مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ
(qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”
Арабча тафсирлар:
 
Маънолар таржимаси Сура: Нос сураси
Суралар мундарижаси Бет рақами
 
Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албан тили таржимаси - Ҳассан Наҳи - Таржималар мундарижаси

Қуръони Карим маъноларининг албанча таржимаси, Ҳассан Наҳи таржимаси. Албания Ислом фикри ва маданияти институти 2006 й нашр қилган.

Ёпиш