Check out the new design

Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима * - Таржималар мундарижаси


Маънолар таржимаси Сура: Бақара   Оят:
قُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ مِنۡهَا جَمِيعٗاۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Ne u thamë: "Zbritni së andejmi, që të gjithë! Kur t'ju vijë udhëzimi nga Unë, ata që do ta ndjekin udhëzimin Tim, as do të kenë frikë, as do të brengosen.
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë."
Арабча тафсирлар:
يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِيٓ أُوفِ بِعَهۡدِكُمۡ وَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ
O bijtë e Israilit[1], kujtoni dhuntinë Time me të cilën ju kam begatuar dhe përmbushni premtimin që ma keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që jua kam dhënë, si dhe vetëm nga Unë frikësohuni!
[1] Israili është Jakubi (paqja qoftë mbi të!), kurse bij të Israilit quhen pasardhësit e tij.
Арабча тафсирлар:
وَءَامِنُواْ بِمَآ أَنزَلۡتُ مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَكُمۡ وَلَا تَكُونُوٓاْ أَوَّلَ كَافِرِۭ بِهِۦۖ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗا وَإِيَّٰيَ فَٱتَّقُونِ
Besoni në atë që e kam zbritur si vërtetues të asaj që është me ju dhe mos u bëni të parët që e mohoni atë. Po ashtu, mos i shitni ajetet e Mia për ndonjë çmim të ulët dhe kini frikë vetëm nga Unë.
Арабча тафсирлар:
وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën me vetëdije.
Арабча тафсирлар:
وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرۡكَعُواْ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ
Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen.
Арабча тафсирлар:
۞ أَتَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبِرِّ وَتَنسَوۡنَ أَنفُسَكُمۡ وَأَنتُمۡ تَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Vallë, si i urdhëroni njerëzit të bëjnë mirë, kurse veten e harroni, ndërkohë që ju e lexoni Librin (Teuratin)?! A nuk mendoni?!
Арабча тафсирлар:
وَٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلۡخَٰشِعِينَ
Kërkoni ndihmë me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të përulurit,
Арабча тафсирлар:
ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَأَنَّهُمۡ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ
të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
Арабча тафсирлар:
يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
O bijtë e Israilit, kujtoni dhuntinë Time me të cilën ju pata begatuar dhe ju pata ngritur mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe)!
Арабча тафсирлар:
وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا يُؤۡخَذُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Dhe frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund t'i bëjë dobi askujt, kur nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpagesë e as që do të ndihmohen.
Арабча тафсирлар:
 
Маънолар таржимаси Сура: Бақара
Суралар мундарижаси Бет рақами
 
Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима - Таржималар мундарижаси

Таржимаси Рувод таржима маркази жамоаси томонидан Рубва даъват жамияти ва Исломий мазмунни тилларда хизмат қилиш жамияти билан ҳамкорликда амалга оширилди.

Ёпиш