Check out the new design

Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима * - Таржималар мундарижаси


Маънолар таржимаси Сура: Мўъминун   Оят:

El Muminun

قَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Me të vërtetë, të shpëtuar janë besimtarët,
Арабча тафсирлар:
ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ
ata që janë të përulur në namazin e tyre,
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ
që largohen nga e kota,
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ
që e japin zekatin,
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
që i ruajnë organet e tyre (nga marrëdhëniet jashtëmartesore),
Арабча тафсирлар:
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
përveçse me gratë dhe robëreshat e veta, për çka nuk qortohen,
Арабча тафсирлар:
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
- E kush kërkon përtej kësaj, mu ata janë shkelësit e kufijve -
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
si dhe që i ruajnë amanetet dhe marrëveshjet e tyre
Арабча тафсирлар:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
dhe që kujdesen për namazet e tyre.
Арабча тафсирлар:
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ
Pikërisht këta do të jenë trashëguesit,
Арабча тафсирлар:
ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
ata që do ta trashëgojnë Firdeusin, në të cilin do të jenë përgjithmonë.
Арабча тафсирлар:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ
Ne e krijuam njeriun prej një cope balte,
Арабча тафсирлар:
ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ
pastaj e vumë si pikël në një vend të sigurt,
Арабча тафсирлар:
ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ
pastaj piklën e bëmë droçkë gjaku, pastaj droçkën e gjakut e bëmë copë mishi, pastaj copën e mishit e bëmë eshtra, e eshtrat i veshëm me mish, e pastaj e zhvilluam në një krijesë tjetër. Pra, i bekuar është Allahu, Krijuesi më i mirë.
Арабча тафсирлар:
ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ
Pastaj, pas kësaj, me siguri do të vdisni,
Арабча тафсирлар:
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ
e më pas, në Ditën e Kiametit, sigurisht do të ringjalleni.
Арабча тафсирлар:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ
Ne kemi krijuar mbi ju shtatë palë (qiej) dhe Ne nuk jemi të shkujdesur ndaj krijesave.
Арабча тафсирлар:
 
Маънолар таржимаси Сура: Мўъминун
Суралар мундарижаси Бет рақами
 
Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима - Таржималар мундарижаси

Таржимаси Рувод таржима маркази жамоаси томонидан Рубва даъват жамияти ва Исломий мазмунни тилларда хизмат қилиш жамияти билан ҳамкорликда амалга оширилди.

Ёпиш