للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: البقرة   آية:
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِيَ إِنَّ ٱلۡبَقَرَ تَشَٰبَهَ عَلَيۡنَا وَإِنَّآ إِن شَآءَ ٱللَّهُ لَمُهۡتَدُونَ
Ata thanë: "Lute Zotin tënd të na e shpjegojë qartë si duhet të jetë ajo, sepse të gjitha lopët na duken njësoj e ne, në dashtë Allahu, do ta gjejmë atë."
التفاسير العربية:
قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ لَّا ذَلُولٞ تُثِيرُ ٱلۡأَرۡضَ وَلَا تَسۡقِي ٱلۡحَرۡثَ مُسَلَّمَةٞ لَّا شِيَةَ فِيهَاۚ قَالُواْ ٱلۡـَٰٔنَ جِئۡتَ بِٱلۡحَقِّۚ فَذَبَحُوهَا وَمَا كَادُواْ يَفۡعَلُونَ
Ai tha: "Allahu thotë se ajo duhet të jetë një lopë e pastërvitur për të lëvruar tokën a për të ujitur arat, e patëmetë dhe pa ndonjë njollë." Ata thanë: "Eh, tash na e solle të vërtetën." Kështu, e therën atë, por pothuajse e lanë pa therur.
التفاسير العربية:
وَإِذۡ قَتَلۡتُمۡ نَفۡسٗا فَٱدَّٰرَٰءۡتُمۡ فِيهَاۖ وَٱللَّهُ مُخۡرِجٞ مَّا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ
Kujtoni kur vratë një njeri dhe u grindët në lidhje me të, porse Allahu e nxori në shesh atë që e fshihnit.
التفاسير العربية:
فَقُلۡنَا ٱضۡرِبُوهُ بِبَعۡضِهَاۚ كَذَٰلِكَ يُحۡيِ ٱللَّهُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ
Ne ju thamë: "Prekeni atë me një pjesë të saj (lopës)." Kështu Allahu i rikthen të vdekurit në jetë dhe jua tregon shenjat e Tij, në mënyrë që të kuptoni.
التفاسير العربية:
ثُمَّ قَسَتۡ قُلُوبُكُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ فَهِيَ كَٱلۡحِجَارَةِ أَوۡ أَشَدُّ قَسۡوَةٗۚ وَإِنَّ مِنَ ٱلۡحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنۡهُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ وَإِنَّ مِنۡهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخۡرُجُ مِنۡهُ ٱلۡمَآءُۚ وَإِنَّ مِنۡهَا لَمَا يَهۡبِطُ مِنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ
Por, pas kësaj, zemrat tuaja u ngurtësuan e u bënë si gur, madje edhe më të ngurta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen dhe prej tyre rrjedh uji, si dhe ka edhe të atillë që shemben nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që veproni.
التفاسير العربية:
۞ أَفَتَطۡمَعُونَ أَن يُؤۡمِنُواْ لَكُمۡ وَقَدۡ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۡ يَسۡمَعُونَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُۥ مِنۢ بَعۡدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ
Vërtet shpresoni që ata (hebrenjtë) do t'ju besojnë juve (muslimanëve), ndërkohë që disa prej tyre e dëgjonin Fjalën e Allahut dhe e shtrembëronin me vetëdije pasi e kuptonin?!
التفاسير العربية:
وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ قَالُوٓاْ أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ لِيُحَآجُّوكُم بِهِۦ عِندَ رَبِّكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Kur takohen me besimtarët, thonë: "Ne besojmë", por, kur mbesin vetëm me njëri-tjetrin, thonë: "A dëshironi t'u tregoni atyre për atë që jua ka shpallur Allahu (në Teurat), që të kenë dëshmi kundër jush para Zotit tuaj? A nuk po mendoni?"
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: البقرة
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات.

إغلاق