للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: البقرة   آية:
أَوَلَا يَعۡلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ
Por, a nuk e dinë ata se Allahu e di mirë çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin haptazi?
التفاسير العربية:
وَمِنۡهُمۡ أُمِّيُّونَ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّآ أَمَانِيَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَظُنُّونَ
Në mesin e tyre ka edhe të paditur, që nuk e njohin Librin (Teuratin), përveç leximit të tij, prandaj mbështeten vetëm në hamendje.
التفاسير العربية:
فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ يَكۡتُبُونَ ٱلۡكِتَٰبَ بِأَيۡدِيهِمۡ ثُمَّ يَقُولُونَ هَٰذَا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ لِيَشۡتَرُواْ بِهِۦ ثَمَنٗا قَلِيلٗاۖ فَوَيۡلٞ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتۡ أَيۡدِيهِمۡ وَوَيۡلٞ لَّهُم مِّمَّا يَكۡسِبُونَ
Mjerë ata që e shkruajnë Librin me duart e tyre (duke e shtrembëruar atë) e pastaj thonë: "Kjo është prej Allahut", për të nxjerrë me këtë ndonjë fitim të parëndësishëm. Mjerë ata për atë që kanë shkruar duart e tyre dhe mjerë ata për atë që kanë fituar!
التفاسير العربية:
وَقَالُواْ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامٗا مَّعۡدُودَةٗۚ قُلۡ أَتَّخَذۡتُمۡ عِندَ ٱللَّهِ عَهۡدٗا فَلَن يُخۡلِفَ ٱللَّهُ عَهۡدَهُۥٓۖ أَمۡ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Ata thonë: "Ne nuk do të na prekë Zjarri, përveçse disa ditë të numëruara." Thuaju: "A keni marrë ndonjë premtim nga Allahu, ndërkohë Allahu nuk e thyen premtimin, apo po thoni për Allahun diçka që nuk dini?"
التفاسير العربية:
بَلَىٰۚ مَن كَسَبَ سَيِّئَةٗ وَأَحَٰطَتۡ بِهِۦ خَطِيٓـَٔتُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Përkundrazi, ata që mëkatojnë (duke adhuruar dikë tjetër pos Allahut) dhe pushtohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
التفاسير العربية:
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
التفاسير العربية:
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ لَا تَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَانٗا وَذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَقُولُواْ لِلنَّاسِ حُسۡنٗا وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنكُمۡ وَأَنتُم مُّعۡرِضُونَ
Kujtoni kur morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do ta adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, se do t'u thoni njerëzve fjalë të mira, do ta falni namazin dhe do ta jepni zekatin. Por, pastaj ju kthyet shpinën, përveç një pakice prej jush, duke u shmangur.
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: البقرة
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات.

إغلاق