Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-বাক্বাৰাহ   আয়াত:
وَلَن تَرۡضَىٰ عَنكَ ٱلۡيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمۡۗ قُلۡ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلۡهُدَىٰۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم بَعۡدَ ٱلَّذِي جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ
As hebrenjtë e as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaju: "Pa dyshim, udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë." Ndërkaq, nëse do të ndiqje dëshirat e tyre, edhe pas dijes që të ka ardhur, atëherë nuk do të kishe para Allahut as mbrojtës e as ndihmës.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَتۡلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
Ata që ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë njëmend në të. Ndërkaq, ata që e mohojnë atë, janë vërtet të humbur.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
O bijtë e Israilit, kujtoni dhuntinë Time me të cilën ju pata begatuar dhe ju pata ngritur mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe)!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund t'i bëjë dobi askujt, kur nuk do të pranohet shpagesë, as do t'u bëjë dobi ndërmjetësimi e as që do të ndihmohen.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
۞ وَإِذِ ٱبۡتَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ رَبُّهُۥ بِكَلِمَٰتٖ فَأَتَمَّهُنَّۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامٗاۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِيۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهۡدِي ٱلظَّٰلِمِينَ
Kujtoni kur Zoti e sprovoi Ibrahimin me disa urdhra e ai i zbatoi ata. Allahu i tha: "Unë po të bëj prijës të njerëzve." Ai tha: "Bëj (prijës) edhe nga pasardhësit e mi!" Allahu tha: "Premtimi Im nuk i përfshin zullumqarët."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَإِذۡ جَعَلۡنَا ٱلۡبَيۡتَ مَثَابَةٗ لِّلنَّاسِ وَأَمۡنٗا وَٱتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبۡرَٰهِـۧمَ مُصَلّٗىۖ وَعَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ
Po ashtu, kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vatër kthimi dhe sigurie për njerëzit dhe (ju thamë): "Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje." Gjithashtu, i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastrojeni Shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf (sillen rreth saj), që qëndrojnë në të dhe që falen duke rënë në ruku e sexhde!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنٗا وَٱرۡزُقۡ أَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُم بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلٗا ثُمَّ أَضۡطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
Kujtoni gjithashtu kur Ibrahimi u lut: "Zoti im, bëje këtë vend të sigurt dhe furnizoji banorët e tij me fruta, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit!" Allahu tha: "Ndërkaq, atë që nuk beson, do ta lë të kënaqet përkohësisht e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-বাক্বাৰাহ
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ