Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-বাক্বাৰাহ   আয়াত:
مَثَلُهُمۡ كَمَثَلِ ٱلَّذِي ٱسۡتَوۡقَدَ نَارٗا فَلَمَّآ أَضَآءَتۡ مَا حَوۡلَهُۥ ذَهَبَ ٱللَّهُ بِنُورِهِمۡ وَتَرَكَهُمۡ فِي ظُلُمَٰتٖ لَّا يُبۡصِرُونَ
Shembulli i tyre është sikurse shembulli i atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ndriçon vendin rreth tyre, Allahu ua shuan dritën e i lë në errësirë të plotë, ku nuk mund të shohin.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
صُمُّۢ بُكۡمٌ عُمۡيٞ فَهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ
Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kthehen.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَوۡ كَصَيِّبٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فِيهِ ظُلُمَٰتٞ وَرَعۡدٞ وَبَرۡقٞ يَجۡعَلُونَ أَصَٰبِعَهُمۡ فِيٓ ءَاذَانِهِم مِّنَ ٱلصَّوَٰعِقِ حَذَرَ ٱلۡمَوۡتِۚ وَٱللَّهُ مُحِيطُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ
Ose u ngjan atyre që, gjatë një shtrëngate nga qielli përplot errësirë, bubullimë e vetëtimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Allahu i ka nën mbikëqyrje jobesimtarët.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَكَادُ ٱلۡبَرۡقُ يَخۡطَفُ أَبۡصَٰرَهُمۡۖ كُلَّمَآ أَضَآءَ لَهُم مَّشَوۡاْ فِيهِ وَإِذَآ أَظۡلَمَ عَلَيۡهِمۡ قَامُواْۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Vetëtima pothuajse ua merr shikimin. Sa herë që u bën dritë, ata ecin e, kur errësohet, shtangen. Po të donte Allahu, do t'ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Vërtet Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ
O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush, që të bëheni të devotshëm.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فِرَٰشٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزۡقٗا لَّكُمۡۖ فَلَا تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Ai jua bëri Tokën shtrat (vendqëndrim) e qiellin ndërtesë dhe nga qielli zbriti ujë, përmes të cilit nxori fruta si ushqim për ju. Prandaj, mos i sajoni Allahut ortakë, ndërkohë që ju e dini.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَإِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّمَّا نَزَّلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّن مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ شُهَدَآءَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
E, në qoftë se dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit Tonë (Muhamedit), atëherë sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) ndihmësit tuaj në vend të Allahut, nëse e thoni të vërtetën.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
فَإِن لَّمۡ تَفۡعَلُواْ وَلَن تَفۡعَلُواْ فَٱتَّقُواْ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُۖ أُعِدَّتۡ لِلۡكَٰفِرِينَ
Mirëpo, në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, - gjë që kurrsesi nuk do të mund ta bëni, - atëherë ruajuni Zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit e gurët dhe i cili është përgatitur për jobesimtarët.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-বাক্বাৰাহ
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ