Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনআম   আয়াত:
فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهۡدِيَهُۥ يَشۡرَحۡ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِۖ وَمَن يُرِدۡ أَن يُضِلَّهُۥ يَجۡعَلۡ صَدۡرَهُۥ ضَيِّقًا حَرَجٗا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي ٱلسَّمَآءِۚ كَذَٰلِكَ يَجۡعَلُ ٱللَّهُ ٱلرِّجۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ
Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia hap gjoksin për (të pranuar) Islamin, ndërsa atë që dëshiron ta humbasë, ia ngushton e ia rëndon gjoksin, sikur të ngjitej në qiell. Pra, kështu i dënon Allahu ata që nuk besojnë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَهَٰذَا صِرَٰطُ رَبِّكَ مُسۡتَقِيمٗاۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَذَّكَّرُونَ
Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne i kemi shpjeguar hollësisht shpalljet tona për njerëzit që marrin mësim.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
۞ لَهُمۡ دَارُ ٱلسَّلَٰمِ عِندَ رَبِّهِمۡۖ وَهُوَ وَلِيُّهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Për ta është Shtëpia e Paqes te Zoti i tyre dhe Ai është Mbrojtësi i tyre, (si shpërblim) për veprat që bënin.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ قَدِ ٱسۡتَكۡثَرۡتُم مِّنَ ٱلۡإِنسِۖ وَقَالَ أَوۡلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلۡإِنسِ رَبَّنَا ٱسۡتَمۡتَعَ بَعۡضُنَا بِبَعۡضٖ وَبَلَغۡنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِيٓ أَجَّلۡتَ لَنَاۚ قَالَ ٱلنَّارُ مَثۡوَىٰكُمۡ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ
Ditën kur Allahu do t'i tubojë të gjithë, do të thotë: "Oj shoqëri e xhinëve! Ju keni mashtruar shumë njerëz." Ndërkaq, miqtë e tyre nga mesi i njerëzve do të thonë: "Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri dhe e arritëm afatin që na e ke caktuar." Allahu do të thotë: "Zjarri është vendbanimi juaj, ku do të qëndroni përgjithmonë, përveç aq sa dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّي بَعۡضَ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Kështu Ne u japim pushtet disa të padrejtëve ndaj të tjerëve për shkak të veprave që bëjnë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ شَهِدۡنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَاۖ وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ
O shoqëria e xhinëve dhe njerëzve, a nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj për t'jua treguar shpalljet e Mia dhe për t'ju paralajmëruar për takimin e kësaj dite? Ata do të thonë: "Ne dëshmojmë kundër vetvetes." Ata i mashtroi jeta e kësaj bote, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনআম
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ