Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনআম   আয়াত:
بَلۡ بَدَا لَهُم مَّا كَانُواْ يُخۡفُونَ مِن قَبۡلُۖ وَلَوۡ رُدُّواْ لَعَادُواْ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Jo, por atyre u doli në shesh ajo që fshihnin më parë. Edhe nëse do të ktheheshin, sërish do të bënin gjërat që u ishin ndaluar. Ata janë vërtet gënjeshtarë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَقَالُوٓاْ إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ
Ata thoshin: "Nuk ka tjetër përveç jetës së kësaj bote dhe ne nuk do të ringjallemi."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ وُقِفُواْ عَلَىٰ رَبِّهِمۡۚ قَالَ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ
Sikur t'i shihje kur të dalin para Zotit të tyre! Ai do t'u thotë: "A nuk është kjo (ringjallje) e vërtetë?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë." Ai do t'u thotë: "Atëherë, shijoni dënimin për shkak se e mohonit!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱللَّهِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ قَالُواْ يَٰحَسۡرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطۡنَا فِيهَا وَهُمۡ يَحۡمِلُونَ أَوۡزَارَهُمۡ عَلَىٰ ظُهُورِهِمۡۚ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ
Me të vërtetë, kanë humbur ata që e mohojnë takimin me Allahun. Kur t'u vijë Ora e Kiametit papritmas, ata do të thonë: "Ah, mjerë ne për atë që kemi lënë pas dore!", ndërsa bartin gjynahet e veta mbi supet e tyre! Eh, sa e shëmtuar që është ajo barrë!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا لَعِبٞ وَلَهۡوٞۖ وَلَلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse lojë e dëfrim, kurse bota tjetër, pa dyshim, është shumë më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni?
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَدۡ نَعۡلَمُ إِنَّهُۥ لَيَحۡزُنُكَ ٱلَّذِي يَقُولُونَۖ فَإِنَّهُمۡ لَا يُكَذِّبُونَكَ وَلَٰكِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ
Ne e dimë se të mundon ajo që thonë ata, mirëpo, në të vërtetë, ata nuk të përgënjeshtrojnë ty, por të padrejtët i mohojnë ajetet e Allahut.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَقَدۡ كُذِّبَتۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَ فَصَبَرُواْ عَلَىٰ مَا كُذِّبُواْ وَأُوذُواْ حَتَّىٰٓ أَتَىٰهُمۡ نَصۡرُنَاۚ وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِۚ وَلَقَدۡ جَآءَكَ مِن نَّبَإِيْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Edhe para teje janë mohuar (shumë) të dërguar, por ata kanë bërë durim kundrejt mohimit dhe janë lënduar derisa u erdhi fitorja jonë. Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij. Ty të kanë ardhur tashmë lajme për të dërguarit.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيۡكَ إِعۡرَاضُهُمۡ فَإِنِ ٱسۡتَطَعۡتَ أَن تَبۡتَغِيَ نَفَقٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَوۡ سُلَّمٗا فِي ٱلسَّمَآءِ فَتَأۡتِيَهُم بِـَٔايَةٖۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَمَعَهُمۡ عَلَى ٱلۡهُدَىٰۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Nëse të vjen rëndë shmangia e tyre, atëherë përpiqu të gjesh ndonjë tunel në tokë ose ndonjë shkallë për në qiell që t'u sjellësh atyre ndonjë mrekulli! Sikur të donte Allahu, do t'i mblidhte të gjithë në rrugë të drejtë, kështu që mos u bëj nga të paditurit!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনআম
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ