কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবানিয়ান ভাষায় অনুবাদ- হাসান নাহী * - অনুবাদসমূহের সূচী

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

অর্থসমূহের অনুবাদ আয়াত: (9) সূরা: সূরা আল-কাহাফ
أَمۡ حَسِبۡتَ أَنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡكَهۡفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُواْ مِنۡ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا
Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës[180] dhe Rakimit[181] ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
[180] Banorët e Shpellës ishin disa të rinj monoteistë, të arratisur nga qyteti i tyre, për t’i shpëtuar persekutimit të një tirani pagan, që donte t’i detyronte të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Për të ruajtur pastërtinë e këtij besimi, ata u strehuan në një shpellë jashtë qytetit dhe iu dorëzuan mëshirës hyjnore. Allahu i Madhëruar i bëri të flenë për treqind vjet dhe i zgjoi, kur gjendja në qytet kishte ndryshuar: banorët e tij ishin bërë monoteistë dhe qyteti qeverisej nga një mbret i urtë e i devotshëm. Ringjalljen e tyre Allahu e bëri mrekulli për banorët e qytetit (dhe për tërë njerëzimin) që vërtetonte ringjalljen e plotë, ngaqë ata ishin ndarë në dy grupe: njëri grup thoshte se ishte veç shpirti ai që ringjallej, kurse grupi tjetër thoshte se ringjallej edhe trupi.
[181] Rakim mund të jetë emri i një lumi që kalonte pranë Shpellës ose një tabelë në hyrje të Shpellës me emrat e banorëve të saj, ose emri i qenit të tyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
 
অর্থসমূহের অনুবাদ আয়াত: (9) সূরা: সূরা আল-কাহাফ
সূরাসমূহের সূচী পৃষ্ঠার নাম্বার
 
কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবানিয়ান ভাষায় অনুবাদ- হাসান নাহী - অনুবাদসমূহের সূচী

আলবানিয়ান ভাষায় কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ। অনুবাদ করেছেন হাসান নাহী। প্রকাশ করেছে ইসলামী চিন্তাধারা ও ইসলামী সভ্যতা বিষয়ক আলবানী ইনস্টিটিউট। প্রকাশকাল ২০০৬ইং।

বন্ধ