Check out the new design

কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবেনিয়ান অনুবাদ - রুওয়াদ অনুবাদ সেন্টার - অনুবাদ কাজ চলছে * - অনুবাদসমূহের সূচী


অর্থসমূহের অনুবাদ সূরা: আল-মুমিনুন   আয়াত:

El Muminun

قَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Me të vërtetë, të shpëtuar janë besimtarët,
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ
ata që janë të përulur në namazin e tyre,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ
që largohen nga e kota,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ
që e japin zekatin,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
që i ruajnë organet e tyre (nga marrëdhëniet jashtëmartesore),
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
përveçse me gratë dhe robëreshat e veta, për çka nuk qortohen,
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
- E kush kërkon përtej kësaj, mu ata janë shkelësit e kufijve -
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
si dhe që i ruajnë amanetet dhe marrëveshjet e tyre
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
dhe që kujdesen për namazet e tyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ
Pikërisht këta do të jenë trashëguesit,
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
ata që do ta trashëgojnë Firdeusin, në të cilin do të jenë përgjithmonë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ
Ne e krijuam njeriun prej një cope balte,
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ
pastaj e vumë si pikël në një vend të sigurt,
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ
pastaj piklën e bëmë droçkë gjaku, pastaj droçkën e gjakut e bëmë copë mishi, pastaj copën e mishit e bëmë eshtra, e eshtrat i veshëm me mish, e pastaj e zhvilluam në një krijesë tjetër. Pra, i bekuar është Allahu, Krijuesi më i mirë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ
Pastaj, pas kësaj, me siguri do të vdisni,
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ
e më pas, në Ditën e Kiametit, sigurisht do të ringjalleni.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ
Ne kemi krijuar mbi ju shtatë palë (qiej) dhe Ne nuk jemi të shkujdesur ndaj krijesave.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ
Ne lëshojmë ujë nga qielli në masë të caktuar dhe e fusim në tokë e sigurisht që Ne mund ta heqim atë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Me anë të tij, Ne bëjmë për ju kopshte hurmash e rrushi, ku ka shumë fruta nga të cilat ushqeheni,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ
dhe dru (ulliri) që rritet në malin e Sinait, që jep vaj e mëlmesa për ata që i hanë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Në të vërtetë, për ju ka mësim edhe te bagëtitë. Ne ju japim të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre, ndërkohë që keni edhe shumë përfitime të tjera nga ato dhe prej (mishit të) tyre ushqeheni,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ
si dhe me to e me anije ju udhëtoni.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij e ai u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! A nuk po i frikësoheni?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ
Krerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Ky është vetëm një njeri, sikurse ju, që dëshiron të jetë më lart se ju. Po të donte Allahu, do të dërgonte melekë. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga etërit tanë të lashtë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ
Ai është vetëm një njeri i çmendur, andaj priteni për një kohë."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ
Ai (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ
Kështu, Ne i shpallëm atij: "Ndërtoje anijen nën sytë (mbikëqyrjen) dhe udhëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e uji të nisë të dalë nga furra, ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi dhe mos më lut për ata që kanë bërë të këqija, sepse ata, pa dyshim, do të fundosen."
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
E, kur të hipësh në anije bashkë me ata që janë me ty, thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli zullumqar."
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ
Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, se Ti je më i miri që na zbarkon."
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ
Njëmend, në këtë ka shenja, ndërkohë që Ne i vëmë (njerëzit) në provë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ
Mandej, pas tyre krijuam një brez tjetër,
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
dhe u çuam atyre një të dërguar nga mesi i tyre (i cili u tha): "Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! A nuk po i frikësoheni?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَتۡرَفۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يَأۡكُلُ مِمَّا تَأۡكُلُونَ مِنۡهُ وَيَشۡرَبُ مِمَّا تَشۡرَبُونَ
Por, krerët e popullit të tij, të cilët nuk besuan dhe përgënjeshtruan takimin e botës tjetër dhe të cilët Ne i kishim pasuruar në jetën e kësaj bote, thanë: "Ai nuk është tjetër veçse një njeri sikurse ju; ai ha atë që hani ju dhe pi atë që pini ju.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَئِنۡ أَطَعۡتُم بَشَرٗا مِّثۡلَكُمۡ إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ
E, nëse i bindeni një njeriu si ju, atëherë sigurisht se do të jeni të humbur.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَيَعِدُكُمۡ أَنَّكُمۡ إِذَا مِتُّمۡ وَكُنتُمۡ تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخۡرَجُونَ
A ju premton ai se, kur të vdisni e të bëheni dhé e kocka, do të nxirreni (nga varret)?
আরবি তাফসীরসমূহ:
۞ هَيۡهَاتَ هَيۡهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ
Larg, krejt larg (mendsh) është ajo që ju premtohet!
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ
Nuk ka jetë përveç jetës sonë në këtë botë: vdesim e jetojmë dhe nuk do të ringjallemi.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا وَمَا نَحۡنُ لَهُۥ بِمُؤۡمِنِينَ
Ai është vetëm një njeri që ka trilluar gënjeshtra për Allahun dhe ne nuk do t'i besojmë atij."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ
Ai (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ
Allahu tha: "Së shpejti do të pendohen."
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Ata i mori gjëmimi i tmerrshëm me drejtësi dhe i shndërruam në llum. Pra, larg qoftë populli zullumqar!
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ
Mandej, pas tyre, krijuam breza të tjerë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ
Asnjë popull nuk mund ta përshpejtojë afatin e (shkatërrimit të) vet e as ta vonojë atë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ
Pastaj Ne i çuam të dërguarit Tanë njërin pas tjetrit. Sa herë që një i dërguar i shkonte ndonjë populli, ata e përgënjeshtronin atë. Kështu Ne i shkatërruam ata njërin pas tjetrit dhe i bëmë rrëfime. Larg qoftë populli që nuk beson!
আরবি তাফসীরসমূহ:
ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ
Pastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمًا عَالِينَ
te Faraoni dhe paria e tij, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe qenë njerëz arrogantë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَقَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لِبَشَرَيۡنِ مِثۡلِنَا وَقَوۡمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ
Ata thanë: "A t'u besojmë dy burrave si ne, ndërkohë që populli i tyre janë të nënshtruar ndaj nesh?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ
Kështu, ata i përgëjneshtruan ata, prandaj ishin nga të shkatërruarit.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ
Ne i dhamë Musait Librin që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ
Të birin e Merjemes dhe nënën e tij i bëmë shenjë (për njerëzimin) dhe i strehuam pranë një kodre që ishte e përshtatshme për banim dhe kishte një krua.
আরবি তাফসীরসমূহ:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ
O të dërguar, hani nga gjërat e lejuara dhe veproni mirë, sepse Unë di mirë gjithçka që bëni!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ
Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme dhe unë jam Zoti juaj, andaj kini frikë prej Meje!
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ
Por, njerëzit u ndanë në grupe në çështjen e fesë së tyre; secili grup është i kënaqur me atë që ka.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ
Prandaj, lëri ata në shkujdesjen e tyre për një kohë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ
A mendojnë ata se duke iu dhënë atyre pasuri e fëmijë,
আরবি তাফসীরসমূহ:
نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ
Ne po ua përshpejtojmë të mirat? Jo, por ata nuk e vërejnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
Ata që nga Zoti i tyre frikësohen,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ
që në ajetet e Zotit të tyre besojnë,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ
që nuk i shoqërojnë Zotit të tyre asgjë në adhurim
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ
dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse te Zoti i tyre do të kthehen.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ
Këta janë ata që nxitojnë për të bërë vepra të mira dhe ata janë të parët në to.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Ne nuk ngarkojmë asnjë shpirt më shumë sesa mund të përballojë. Te Ne është një Libër që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
আরবি তাফসীরসমূহ:
بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ
Por zemrat e tyre janë të shkujdesura ndaj kësaj dhe ata kanë vepra të tjera (të këqija) që i bëjnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ
Por, kur i kapim me dënim pasanikët e tyre, ata fillojnë të bërtasin për ndihmë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ
(Atyre do t'u thuhet): "Mos thirrni për ndihmë sot, sepse nuk do të merrni ndihmë prej Nesh!
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ
Juve ju lexoheshin ajetet e Mia, por ju ktheheshit mbrapa,
আরবি তাফসীরসমূহ:
مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ
duke u bërë mendjemëdhenj për këtë e duke kaluar natën në biseda të këqija (për Kuranin)."
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
A nuk i kanë soditur fjalët (e Allahut), apo mos u ka ardhur atyre ajo që nuk u kishte ardhur etërve të tyre të lashtë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Apo mos nuk e njohin të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ
Apo thonë: "Ai është i çmendur"? Jo, por ai ua solli atyre të vërtetën, porse shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ
Sikur e Vërteta të ndiqte dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e Toka dhe të gjithë ata që gjenden në to. Në të vërtetë, Ne ua kemi sjellë atyre Këshillën, por ata ia kthejnë shpinën Këshillës së tyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ
Apo, mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është Furnizuesi më i mirë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Në të vërtetë, ti po i thërret ata në rrugë të drejtë,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ
por ata që nuk besojnë në botën tjetër janë të shmangur nga rruga e drejtë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Edhe sikur t'i mëshironim e t'ua hiqnim fatkeqësinë, ata do të vazhdonin të bridhnin verbërisht në humbjen e tyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ
Ne i kapluam me dënim, por ata nuk iu nënshtruan Zotit të tyre e as u kthyen të përulur drejt Tij.
আরবি তাফসীরসমূহ:
حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ
E, kur t'ua hapim atyre derën e një dënimi të rëndë, ata do të bien në dëshpërim.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Është Ai që jua krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat. Sa pak që falënderoni!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Është Ai që ju solli në Tokë dhe tek Ai do të tuboheni.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Ai është që jep jetë e vdekje dhe vetëm Atij i takon ndërrimi i natës me ditën. A nuk kuptoni, vallë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ
Por, ata thonë njësoj siç thanë të mëparshmit.
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Ata thonë: "A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kjo është ajo që neve dhe etërve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "E kujt është Toka dhe çdo gjë që gjendet në të, nëse vërtet e dini?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Ata do të thonë: "E Allahut." Thuaj: "Atëherë, a nuk do të merrni mësim?!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ
Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit madhështor?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Pra, a nuk do t'i frikësoheni Atij?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Në dorën e kujt është sundimi i çdo gjëje, – dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, – nëse vërtet e dini?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ
Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Atëherë, si mund të mashtroheni?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Në të vërtetë, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, por ata janë njëmend gënjeshtarë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka asnjë fëmijë dhe nuk ka zot tjetër krahas Tij, përndryshe çdo zot do ta merrte atë që ka krijuar dhe disa prej tyre do të tregoheshin kryelartë ndaj të tjerëve. I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata.
আরবি তাফসীরসমূহ:
عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Pra, i Lartësuar është Ai nga ajo që i shoqërojnë ata!
আরবি তাফসীরসমূহ:
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ
Thuaj: "Zoti im, nëse ma tregon atë (dënimin) me të cilin kërcënohen,
আরবি তাফসীরসমূহ:
رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Zoti im, atëherë mos më përfshij mua në mesin e popullit zullumqar!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ
Ne, me siguri, mund të ta tregojmë atë me të cilën i kërcënojmë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ
Të keqen largoje me atë që është më e mira. Ne e dimë mirë çfarë shpifin ata.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ
Dhe thuaj: "Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde kundër tundimeve të shejtanëve!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ
Dhe strehohem te Ti, o Zoti im, që ata të mos vijnë tek unë!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ
Kur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre, thotë: "O Zoti im, më kthe,
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
në mënyrë që të bëj vepra të mira në atë që lashë." Jo, ajo është thjesht një fjalë që ai e thotë, kurse pas tyre ka një pengesë deri në Ditën që do të ringjallen.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ
Kur t'i fryhet Surit, atë Ditë nuk do të ketë lidhje farefisnore mes tyre e as do të pyesin njëri-tjetrin.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Atyre që do t'u rëndohet peshorja (e veprave të mira), pikërisht ata janë të shpëtuarit.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që do të kenë peshore të lehta, ata kanë humbur shpirtrat e tyre, duke mbetur në Xhehenem përgjithmonë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ
Zjarri do t'i djegë fytyrat e tyre, duke i lënë të shpërfytyruar.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ
"A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia e ju i përgënjeshtronit ato?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ
Ata do të thonë: "Zoti ynë, na mundi prapësia jonë dhe ishim njerëz të humbur!
আরবি তাফসীরসমূহ:
رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ
Zoti ynë, na nxirr nga kjo e, nëse sërish do të ktheheshim (në të keqen), atëherë do të ishim njëmend të padrejtë!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ
Allahu do të thotë: "Rrini aty të poshtëruar dhe mos më flitni asgjë!
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ
Në të vërtetë, ishte një grup nga robërit e Mi që thoshin: "Zoti ynë, ne besuam, andaj na fal e na mëshiro, se Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ
Por, ju i merrnit me tallje derisa kjo ju bëri që të më harronit së kujtuari dhe qesheshit me ta.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنِّي جَزَيۡتُهُمُ ٱلۡيَوۡمَ بِمَا صَبَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ
Unë i kam shpërblyer sot ata për durimin e tyre, duke i bërë të jenë fitimtarët."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ
Ai do të thotë: "Sa vjet qëndruat në Tokë?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ
Ata do të thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyeti ata që i kanë numëruar."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Allahu do të thotë: "Në të vërtetë, ju qëndruat vetëm pak, sikur ta kishit ditur.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ
A mos menduat se Ne ju krijuam pa qëllim dhe se nuk do të ktheheshit te Ne?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ
I Lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij, Zotit të Arshit fisnik.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Kushdo që krahas Allahut adhuron zot tjetër, për të cilin nuk ka dëshmi, llogaria e tij do të jetë pa dyshim te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të shpëtojnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ
Thuaj: "Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i Miri i mëshiruesve."
আরবি তাফসীরসমূহ:
 
অর্থসমূহের অনুবাদ সূরা: আল-মুমিনুন
সূরাসমূহের সূচী পৃষ্ঠার নাম্বার
 
কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবেনিয়ান অনুবাদ - রুওয়াদ অনুবাদ সেন্টার - অনুবাদ কাজ চলছে - অনুবাদসমূহের সূচী

আলবেনিয়ান ভাষায় কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ। ইসলাম হাউজের সহযোগিতায় মারকায রুওয়াদুদ তরজমা- এর একদল অনুবাদক কর্তৃক অনুবাদের কাজ চলমান।

বন্ধ