Check out the new design

Prijevod značenja časnog Kur'ana - Prijevod na albanski jezik - Prevodilački centar Ruvvad. (Još se radi na ovome) * - Sadržaj prijevodā


Prijevod značenja Sura: El-Mu'minun   Ajet:
وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ
dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse te Zoti i tyre do të kthehen.
Tefsiri na arapskom jeziku:
أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ
Këta janë ata që nxitojnë për të bërë vepra të mira dhe ata janë të parët në to.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Ne nuk ngarkojmë asnjë shpirt më shumë sesa mund të përballojë. Te Ne është një Libër që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
Tefsiri na arapskom jeziku:
بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ
Por zemrat e tyre janë të shkujdesura ndaj kësaj dhe ata kanë vepra të tjera (të këqija) që i bëjnë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ
Por, kur i kapim me dënim pasanikët e tyre, ata fillojnë të bërtasin për ndihmë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ
(Atyre do t'u thuhet): "Mos thirrni për ndihmë sot, sepse nuk do të merrni ndihmë prej Nesh!
Tefsiri na arapskom jeziku:
قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ
Juve ju lexoheshin ajetet e Mia, por ju ktheheshit mbrapa,
Tefsiri na arapskom jeziku:
مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ
duke u bërë mendjemëdhenj për këtë e duke kaluar natën në biseda të këqija (për Kuranin)."
Tefsiri na arapskom jeziku:
أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
A nuk i kanë soditur fjalët (e Allahut), apo mos u ka ardhur atyre ajo që nuk u kishte ardhur etërve të tyre të lashtë?!
Tefsiri na arapskom jeziku:
أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Apo mos nuk e njohin të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?!
Tefsiri na arapskom jeziku:
أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ
Apo thonë: "Ai është i çmendur"? Jo, por ai ua solli atyre të vërtetën, porse shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ
Sikur e Vërteta të ndiqte dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e Toka dhe të gjithë ata që gjenden në to. Në të vërtetë, Ne ua kemi sjellë atyre Këshillën, por ata ia kthejnë shpinën Këshillës së tyre.
Tefsiri na arapskom jeziku:
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ
Apo, mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është Furnizuesi më i mirë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Në të vërtetë, ti po i thërret ata në rrugë të drejtë,
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ
por ata që nuk besojnë në botën tjetër janë të shmangur nga rruga e drejtë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
 
Prijevod značenja Sura: El-Mu'minun
Indeks sura Broj stranice
 
Prijevod značenja časnog Kur'ana - Prijevod na albanski jezik - Prevodilački centar Ruvvad. (Još se radi na ovome) - Sadržaj prijevodā

Prevod: Prevodilački centar Ruvvad u saradnji sa Udruženjem za poziv u Rabwi i Udruženjem za pružanje islamskog sadržaja na jezicima.

Zatvaranje