Check out the new design

Prijevod značenja časnog Kur'ana - Prijevod na albanski jezik - Prevodilački centar Ruvvad. (Još se radi na ovome) * - Sadržaj prijevodā


Prijevod značenja Sura: El-Džasija   Ajet:

El Xhathije

حمٓ
Ha, mim.
Tefsiri na arapskom jeziku:
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ
Ky Libër është shpallur nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Tefsiri na arapskom jeziku:
إِنَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ
Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka shenja për besimtarët.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَفِي خَلۡقِكُمۡ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ
Edhe në krijimin tuaj dhe në gjallesat që Ai ka shpërndarë ka shenja për njerëzit që binden.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزۡقٖ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا وَتَصۡرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ
Por, edhe në ndryshimin e natës dhe ditës, në shiun që Allahu zbret nga qielli për të gjallëruar tokën pasi të jetë tharë, si dhe në lëvizjen e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤۡمِنُونَ
Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, cilave fjalë pas fjalëve të Allahut e ajeteve të Tij do t'i besojnë ata?!
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَيۡلٞ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ
Mjerë çdo gënjeshtar e gjynahqar i madh!
Tefsiri na arapskom jeziku:
يَسۡمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٖ
Ai i dëgjon ajetet e Allahut që i lexohen e sërish ngul këmbë në mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَإِذَا عَلِمَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا شَيۡـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ
Kur mëson diçka nga ajetet Tona, tallet me to. Për këta ka një dënim poshtërues.
Tefsiri na arapskom jeziku:
مِّن وَرَآئِهِمۡ جَهَنَّمُۖ وَلَا يُغۡنِي عَنۡهُم مَّا كَسَبُواْ شَيۡـٔٗا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Para tyre është Xhehenemi dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi aspak ajo që kanë fituar e as ata (idhujt) që kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut. Ata do të kenë një ndëshkim të madh.
Tefsiri na arapskom jeziku:
هَٰذَا هُدٗىۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٌ
Ky (Libër) është udhërrëfyes. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre do të kenë një dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.
Tefsiri na arapskom jeziku:
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ
Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju, që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij dhe që të kërkoni mirësitë e Tij e të jeni mirënjohës.
Tefsiri na arapskom jeziku:
وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
Ai ka nënshtruar për ju gjithçka që është në qiej e në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Tefsiri na arapskom jeziku:
 
Prijevod značenja Sura: El-Džasija
Indeks sura Broj stranice
 
Prijevod značenja časnog Kur'ana - Prijevod na albanski jezik - Prevodilački centar Ruvvad. (Još se radi na ovome) - Sadržaj prijevodā

Prevod: Prevodilački centar Ruvvad u saradnji sa Udruženjem za poziv u Rabwi i Udruženjem za pružanje islamskog sadržaja na jezicima.

Zatvaranje