Check out the new design

Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) * - Translations’ Index


Translation of the meanings Surah: Al-Baqarah   Ayah:
وَإِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ خَلِيفَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَجۡعَلُ فِيهَا مَن يُفۡسِدُ فِيهَا وَيَسۡفِكُ ٱلدِّمَآءَ وَنَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَۖ قَالَ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po krijoj një mëkëmbës në Tokë." Ata thanë: "A do të krijosh në të të atillë që bëjnë trazira dhe derdhin gjak, ndonëse ne të lavdërojmë, të madhërojmë e të lartësojmë?!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk dini."
Arabic explanations of the Qur’an:
وَعَلَّمَ ءَادَمَ ٱلۡأَسۡمَآءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمۡ عَلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ فَقَالَ أَنۢبِـُٔونِي بِأَسۡمَآءِ هَٰٓؤُلَآءِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ai ia mësoi Ademit emrat e gjithçkaje, pastaj ua paraqiti melekëve, duke thënë: "M'i tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!"
Arabic explanations of the Qur’an:
قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ لَا عِلۡمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمۡتَنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ
Ata thanë: "I Patëmeta je Ti! Ne nuk dimë asgjë përveç asaj që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti."
Arabic explanations of the Qur’an:
قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ أَنۢبِئۡهُم بِأَسۡمَآئِهِمۡۖ فَلَمَّآ أَنۢبَأَهُم بِأَسۡمَآئِهِمۡ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَأَعۡلَمُ مَا تُبۡدُونَ وَمَا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ
Ai tha: "O Adem, tregojua atyre emrat e gjërave." E, kur ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: "A nuk ju kam thënë se Unë e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës dhe e di atë që e shfaqni e atë që e fshihni?"
Arabic explanations of the Qur’an:
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ وَٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Gjithashtu, kujto kur Ne u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde[1] Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili kundërshtoi, u tregua mendjemadh dhe u bë jobesimtar.
[1] Në shenjë respekti.
Arabic explanations of the Qur’an:
وَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ ٱسۡكُنۡ أَنتَ وَزَوۡجُكَ ٱلۡجَنَّةَ وَكُلَا مِنۡهَا رَغَدًا حَيۡثُ شِئۡتُمَا وَلَا تَقۡرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Ne thamë: "O Adem, ti e gruaja jote jetoni në Xhenet dhe hani në të lirshëm çfarë të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, sepse përndryshe do të bëheni të padrejtë!"
Arabic explanations of the Qur’an:
فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيۡطَٰنُ عَنۡهَا فَأَخۡرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِۖ وَقُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ وَلَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُسۡتَقَرّٞ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ
Shejtani i shtyu të gabojnë dhe i nxori nga vendi ku ishin, kështu që Ne u thamë: "Zbritni! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të jetë vendbanimi dhe furnizimi juaj deri në një kohë të caktuar."
Arabic explanations of the Qur’an:
فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٖ فَتَابَ عَلَيۡهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ
Ademi mori nga Zoti i tij disa fjalë (si të kërkonte falje), kështu që Ai ia pranoi pendimin, sepse vërtet Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
Arabic explanations of the Qur’an:
 
Translation of the meanings Surah: Al-Baqarah
Surahs’ Index Page Number
 
Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) - Translations’ Index

translated by Rowwad Translation Center, in cooperation with the Islamic Propagation Office in Rabwah and the Association for Serving Islamic Content in Languages.

close