Traduction des sens du Noble Coran - Traduction en albanais - Hassan Nahî * - Lexique des traductions

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Traduction des sens Verset: (176) Sourate: AN-NISÂ’
يَسۡتَفۡتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِي ٱلۡكَلَٰلَةِۚ إِنِ ٱمۡرُؤٌاْ هَلَكَ لَيۡسَ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَهُۥٓ أُخۡتٞ فَلَهَا نِصۡفُ مَا تَرَكَۚ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهَا وَلَدٞۚ فَإِن كَانَتَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَۚ وَإِن كَانُوٓاْ إِخۡوَةٗ رِّجَالٗا وَنِسَآءٗ فَلِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۗ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ أَن تَضِلُّواْۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ
Ata kërkojnë nga ti (Muhamed) gjykim (për dikë që vdes pa pasur trashëgimtarë). Thuaju: “Allahu ju udhëzon ju për një njeri të tillë. Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), ndërkohë që ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë. Në qoftë se një grua vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), atëherë vëllai i saj është i vetmi që do ta trashëgojë. Në qoftë se një burrë pa fëmijë (dhe prindër) ka dy motra, atëherë ato do të trashëgojnë dy të tretat e pasurisë; por, nëse ai ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa pjesa e dy femrave. Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.[84]
[84] Nuk është poshtërim për femrën që merr për trashëgim një pjesë të pasurisë, kurse mashkulli dy pjesë, sepse pasuria është për ekzistencë. Mashkulli, me këtë trashëgim, duhet të mbajë veten dhe gruan. Ndërkaq, gruaja e ka jetesën të siguruar ose nga ana e burrit, ose nga ana e kujdestarit të saj, ndërsa trashëgimia që merr prej babait, është vetëm për krenari e jo për nevojë. Kështu pra, për mashkullin trashëgimia ka kuptim tjetër (përkthyesi).
Les exégèses en arabe:
 
Traduction des sens Verset: (176) Sourate: AN-NISÂ’
Lexique des sourates Numéro de la page
 
Traduction des sens du Noble Coran - Traduction en albanais - Hassan Nahî - Lexique des traductions

Traduction des sens du Noble Coran en langue albanaise par Hasan Nahî ; publiée par l'institut albanais de la pensée et de la civilisation islamiques en l'an 2006.

Fermeture