Check out the new design

Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours * - Lexique des traductions


Traduction des sens Sourate: Yûsuf   Verset:
وَرَٰوَدَتۡهُ ٱلَّتِي هُوَ فِي بَيۡتِهَا عَن نَّفۡسِهِۦ وَغَلَّقَتِ ٱلۡأَبۡوَٰبَ وَقَالَتۡ هَيۡتَ لَكَۚ قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ رَبِّيٓ أَحۡسَنَ مَثۡوَايَۖ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Gruaja, në shtëpinë e së cilës ishte, u përpoq ta joshte atë, andaj i mbylli dyert dhe tha: "Eja tek unë!" Ai tha: "Allahu më ruajttë! Zotëria im më ka nderuar gjatë qëndrimit tim tek ai. Sigurisht që zullumqarët nuk do të kenë sukses."
Les exégèses en arabe:
وَلَقَدۡ هَمَّتۡ بِهِۦۖ وَهَمَّ بِهَا لَوۡلَآ أَن رَّءَا بُرۡهَٰنَ رَبِّهِۦۚ كَذَٰلِكَ لِنَصۡرِفَ عَنۡهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلۡفَحۡشَآءَۚ إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Ajo e dëshiroi atë, por edhe ai do ta dëshironte atë, sikur të mos e shihte provën e Zotit të vet. Kështu (vepruam), në mënyrë që t'ia largonim të ligën e të shëmtuarën. Me të vërtetë, ai ishte prej robërve Tanë të zgjedhur.
Les exégèses en arabe:
وَٱسۡتَبَقَا ٱلۡبَابَ وَقَدَّتۡ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٖ وَأَلۡفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلۡبَابِۚ قَالَتۡ مَا جَزَآءُ مَنۡ أَرَادَ بِأَهۡلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسۡجَنَ أَوۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Që të dy nxituan drejt derës, ndërkohë që ajo ia shqeu këmishën nga pas dhe te dera ndeshën zotërinë e saj. Ajo tha: "Çfarë ndëshkimi mund të ketë për atë që ia dëshiron të ligën gruas sate, përveç burgut ose ndonjë dënimi të dhembshëm?"
Les exégèses en arabe:
قَالَ هِيَ رَٰوَدَتۡنِي عَن نَّفۡسِيۚ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٖ فَصَدَقَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Ai tha: "Ajo u përpoq të më joshte." Pastaj, një dëshmitar nga familja e saj dëshmoi: "Në qoftë se këmisha e tij është shqyer nga përpara, atëherë ajo po e thotë të vërtetën e ai po gënjen.
Les exégèses en arabe:
وَإِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ فَكَذَبَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Por, në qoftë se këmisha e tij është shqyer nga mbrapa, atëherë ajo po gënjen e ai po e thotë të vërtetën."
Les exégèses en arabe:
فَلَمَّا رَءَا قَمِيصَهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ قَالَ إِنَّهُۥ مِن كَيۡدِكُنَّۖ إِنَّ كَيۡدَكُنَّ عَظِيمٞ
Por, kur e pa se këmisha e tij ishte shqyer nga mbrapa, tha: "S'ka dyshim se kjo është prej dredhive tuaja (të grave). Dredhitë tuaja janë njëmend të mëdha.
Les exégèses en arabe:
يُوسُفُ أَعۡرِضۡ عَنۡ هَٰذَاۚ وَٱسۡتَغۡفِرِي لِذَنۢبِكِۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ ٱلۡخَاطِـِٔينَ
Ti, Jusuf, mos u merr me këtë punë, ndërsa ti (gruaja ime) kërko falje për gjynahun tënd, se, me të vërtetë, ti je fajtore."
Les exégèses en arabe:
۞ وَقَالَ نِسۡوَةٞ فِي ٱلۡمَدِينَةِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ تُرَٰوِدُ فَتَىٰهَا عَن نَّفۡسِهِۦۖ قَدۡ شَغَفَهَا حُبًّاۖ إِنَّا لَنَرَىٰهَا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Disa gra në qytet thoshin: "Gruaja e Azizit (ministrit) u përpoq ta joshte shërbëtorin e saj; dashuria ndaj tij ia ka pushtuar zemrën. Po e shohim se ajo është në humbje të qartë."
Les exégèses en arabe:
 
Traduction des sens Sourate: Yûsuf
Lexique des sourates Numéro de la page
 
Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours - Lexique des traductions

L'équipe du Centre Rawwâd At-Tarjamah (Les Pionniers de la Traduction) l'a traduite.

Fermeture