Check out the new design

Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours * - Lexique des traductions


Traduction des sens Sourate: Al Isrâ'   Verset:
وَإِمَّا تُعۡرِضَنَّ عَنۡهُمُ ٱبۡتِغَآءَ رَحۡمَةٖ مِّن رَّبِّكَ تَرۡجُوهَا فَقُل لَّهُمۡ قَوۡلٗا مَّيۡسُورٗا
Por, kur të largohesh prej tyre, duke shpresuar mëshirën nga Zoti yt, thuaju atyre fjalë të buta!
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَجۡعَلۡ يَدَكَ مَغۡلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبۡسُطۡهَا كُلَّ ٱلۡبَسۡطِ فَتَقۡعُدَ مَلُومٗا مَّحۡسُورًا
Mos u bëj shumë dorështrënguar, as mos u bëj krejt dorëlëshuar, që të mos mbetesh i qortuar e i mjerë.
Les exégèses en arabe:
إِنَّ رَبَّكَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا
Zoti yt ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَوۡلَٰدَكُمۡ خَشۡيَةَ إِمۡلَٰقٖۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُهُمۡ وَإِيَّاكُمۡۚ إِنَّ قَتۡلَهُمۡ كَانَ خِطۡـٔٗا كَبِيرٗا
Mos i vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, sepse Ne i furnizojmë ata dhe ju. S'ka dyshim se vrasja e tyre është gjynah i madh.
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَقۡرَبُواْ ٱلزِّنَىٰٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ فَٰحِشَةٗ وَسَآءَ سَبِيلٗا
Dhe mos iu afroni kurvërisë, se, pa dyshim, ajo është punë e turpshme dhe rrugë e shëmtuar!
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَقۡتُلُواْ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَمَن قُتِلَ مَظۡلُومٗا فَقَدۡ جَعَلۡنَا لِوَلِيِّهِۦ سُلۡطَٰنٗا فَلَا يُسۡرِف فِّي ٱلۡقَتۡلِۖ إِنَّهُۥ كَانَ مَنصُورٗا
Mos vritni askënd që e ka ndaluar Allahu të vritet, përveçse me të drejtë. Nëse dikush vritet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë trashëgimtarit të tij pushtet (për shpagim), por ai nuk duhet të kalojë kufijtë në vrasje, sepse ai tashmë është i ndihmuar.
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَقۡرَبُواْ مَالَ ٱلۡيَتِيمِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ أَشُدَّهُۥۚ وَأَوۡفُواْ بِٱلۡعَهۡدِۖ إِنَّ ٱلۡعَهۡدَ كَانَ مَسۡـُٔولٗا
Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë dhe përmbushni zotimet, se për zotimet do të merreni gjithsesi në pyetje.
Les exégèses en arabe:
وَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ إِذَا كِلۡتُمۡ وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلٗا
Kur matni, kryeni matjen me përpikëri dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më mirë për ju dhe përfundimi më i bukur.
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَقۡفُ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌۚ إِنَّ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡبَصَرَ وَٱلۡفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَٰٓئِكَ كَانَ عَنۡهُ مَسۡـُٔولٗا
Mos ndiq atë për të cilën nuk ke njohuri, se vërtet për dëgjimin, shikimin dhe zemrën, për të gjitha këto do të merreni në përgjegjësi.
Les exégèses en arabe:
وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّكَ لَن تَخۡرِقَ ٱلۡأَرۡضَ وَلَن تَبۡلُغَ ٱلۡجِبَالَ طُولٗا
Mos ec në tokë me mendjemadhësi, se ti, me siguri, s'do të mund ta çash tokën e as do të mund të arrish majat e maleve.
Les exégèses en arabe:
كُلُّ ذَٰلِكَ كَانَ سَيِّئُهُۥ عِندَ رَبِّكَ مَكۡرُوهٗا
E keqja e të gjitha këtyre është e urryer te Zoti yt.
Les exégèses en arabe:
 
Traduction des sens Sourate: Al Isrâ'
Lexique des sourates Numéro de la page
 
Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours - Lexique des traductions

L'équipe du Centre Rawwâd At-Tarjamah (Les Pionniers de la Traduction) l'a traduite.

Fermeture