Check out the new design

Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours * - Lexique des traductions


Traduction des sens Sourate: Al Baqarah   Verset:
ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرٞ مَّعۡلُومَٰتٞۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي ٱلۡحَجِّۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ يَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَتَزَوَّدُواْ فَإِنَّ خَيۡرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُونِ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Haxhillëku është në muaj të caktuar.[1] Ai që vendos ta kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), mëkatimi dhe grindjet gjatë tij. Çfarëdo të mire që veproni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat e nevojshme për rrugë, por dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë nga Unë, o mendarë!
[1] Muajt e haxhillëkut janë: shevali, dhul kade dhe dhjetë ditët e para të muajit dhul hixhe.
Les exégèses en arabe:
لَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَبۡتَغُواْ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكُمۡۚ فَإِذَآ أَفَضۡتُم مِّنۡ عَرَفَٰتٖ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ عِندَ ٱلۡمَشۡعَرِ ٱلۡحَرَامِۖ وَٱذۡكُرُوهُ كَمَا هَدَىٰكُمۡ وَإِن كُنتُم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Nuk keni gjynah nëse kërkoni ndonjë të mirë nga Zoti juaj (duke bërë tregti gjatë haxhillëkut). Kur të ktheheni nga Arafati, përmendeni Allahun te Meshari Harami (në Muzdelife). Përmendeni Atë që ju ka udhëzuar, sepse më parë ishit të humbur.
Les exégèses en arabe:
ثُمَّ أَفِيضُواْ مِنۡ حَيۡثُ أَفَاضَ ٱلنَّاسُ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Pastaj nisuni nga nisen të gjithë njerëzit dhe kërkoni falje nga Allahu, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Les exégèses en arabe:
فَإِذَا قَضَيۡتُم مَّنَٰسِكَكُمۡ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَذِكۡرِكُمۡ ءَابَآءَكُمۡ أَوۡ أَشَدَّ ذِكۡرٗاۗ فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖ
Kur t'i mbaroni ritet tuaja (të haxhillëkut), përmendeni Allahun, ashtu siç i kujtoni baballarët tuaj, ose edhe më shumë. Ka njerëz që thonë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë!", por për ta në botën tjetër nuk ka kurrfarë hiseje.
Les exégèses en arabe:
وَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ
Mirëpo, ka edhe të atillë që thonë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit."
Les exégèses en arabe:
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ نَصِيبٞ مِّمَّا كَسَبُواْۚ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ
Ata kanë shpërblim për veprat që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
Les exégèses en arabe:
 
Traduction des sens Sourate: Al Baqarah
Lexique des sourates Numéro de la page
 
Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours - Lexique des traductions

L'équipe du Centre Rawwâd At-Tarjamah (Les Pionniers de la Traduction) l'a traduite.

Fermeture