Check out the new design

Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours * - Lexique des traductions


Traduction des sens Sourate: At Tawbah   Verset:
قَٰتِلُوهُمۡ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ بِأَيۡدِيكُمۡ وَيُخۡزِهِمۡ وَيَنصُرۡكُمۡ عَلَيۡهِمۡ وَيَشۡفِ صُدُورَ قَوۡمٖ مُّؤۡمِنِينَ
Luftoni ata, që Allahu t'i ndëshkojë me duart tuaja, t'i poshtërojë, t'ju japë fitore mbi ta dhe t'i qetësojë zemrat e njerëzve besimtarë
Les exégèses en arabe:
وَيُذۡهِبۡ غَيۡظَ قُلُوبِهِمۡۗ وَيَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
dhe të largojë zemërimin nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Les exégèses en arabe:
أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تُتۡرَكُواْ وَلَمَّا يَعۡلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ مِنكُمۡ وَلَمۡ يَتَّخِذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَلِيجَةٗۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
A mendoni se do të liheni pa u provuar para se të zbulojë Allahu ata nga ju që luftuan (sinqerisht) dhe nuk morën aleatë përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që punoni.
Les exégèses en arabe:
مَا كَانَ لِلۡمُشۡرِكِينَ أَن يَعۡمُرُواْ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ شَٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلۡكُفۡرِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ وَفِي ٱلنَّارِ هُمۡ خَٰلِدُونَ
Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për xhamitë e Allahut, duke qenë se ata vetë dëshmojnë se janë jobesimtarë. Veprat e tyre do të asgjësohen dhe ata do të qëndrojnë në Zjarr përgjithmonë.
Les exégèses en arabe:
إِنَّمَا يَعۡمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمۡ يَخۡشَ إِلَّا ٱللَّهَۖ فَعَسَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ
Mirëmbajtja e xhamive të Allahut u takon vetëm atyre që besojnë Allahun e Ditën e Fundit, që e falin namazin, e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Vërtet, këta janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.
Les exégèses en arabe:
۞ أَجَعَلۡتُمۡ سِقَايَةَ ٱلۡحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ كَمَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَجَٰهَدَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ لَا يَسۡتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
A kujtoni se ai që u jep ujë haxhilerëve dhe mirëmban Xhaminë e Shenjtë është njësoj si ai që beson Allahun e Ditën e Fundit dhe lufton në rrugën e Allahut?! Këta nuk janë të barabartë para Allahut. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
Les exégèses en arabe:
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ أَعۡظَمُ دَرَجَةً عِندَ ٱللَّهِۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ
Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Këta janë ngadhënjimtarët e vërtetë.
Les exégèses en arabe:
 
Traduction des sens Sourate: At Tawbah
Lexique des sourates Numéro de la page
 
Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours - Lexique des traductions

L'équipe du Centre Rawwâd At-Tarjamah (Les Pionniers de la Traduction) l'a traduite.

Fermeture