Check out the new design

કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે. * - ભાષાંતરોની અનુક્રમણિકા


શબ્દોનું ભાષાંતર સૂરહ: આલિ ઇમરાન   આયત:
هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥۖ قَالَ رَبِّ هَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةٗ طَيِّبَةًۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ
Atëherë, Zekerijai iu lut Zotit të vet, duke thënë: "Zoti im! Më dhuro nga ana Jote një pasardhës të mirë, se, me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes!"
અરબી તફસીરો:
فَنَادَتۡهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٞ يُصَلِّي فِي ٱلۡمِحۡرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحۡيَىٰ مُصَدِّقَۢا بِكَلِمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدٗا وَحَصُورٗا وَنَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Melekët e thirrën atë teksa qëndronte në këmbë duke u falur në faltore: "Allahu po të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të jetë vërtetues i fjalës së Allahut (Isait, alejhi selam), fisnik, i përmbajtur (nga epshet e mëkatet) dhe pejgamber, nga të mirët."
અરબી તફસીરો:
قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَقَدۡ بَلَغَنِيَ ٱلۡكِبَرُ وَٱمۡرَأَتِي عَاقِرٞۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ
Ai tha: "O Zot! Po si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria, ndërkohë gruaja ime është shterpë?!" Ai tha: "Kështu! Allahu bën çfarë të dojë."
અરબી તફસીરો:
قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمۡزٗاۗ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ كَثِيرٗا وَسَبِّحۡ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ
Ai tha: "O Zot! Më jep një shenjë!" Zoti tha: "Shenjë për ty është se tri ditë nuk mund t'u flasësh njerëzve, përveçse me gjeste, por përmende Zotin tënd shumë dhe madhëroje Atë në mbrëmje e në mëngjes."
અરબી તફસીરો:
وَإِذۡ قَالَتِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرۡيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصۡطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Kujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu të ka përzgjedhur, të ka pastruar dhe të ka dalluar mbi të gjitha gratë e botës.
અરબી તફસીરો:
يَٰمَرۡيَمُ ٱقۡنُتِي لِرَبِّكِ وَٱسۡجُدِي وَٱرۡكَعِي مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ
Oj Merjem! Përkushtohu në adhurimin ndaj Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen!"
અરબી તફસીરો:
ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهِ إِلَيۡكَۚ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ يُلۡقُونَ أَقۡلَٰمَهُمۡ أَيُّهُمۡ يَكۡفُلُ مَرۡيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ
Këto janë lajme të fshehta që po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe në mesin e tyre kur ata hidhnin short se cili do të kujdeset për Merjemen e as kur grindeshin.
અરબી તફસીરો:
إِذۡ قَالَتِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرۡيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٖ مِّنۡهُ ٱسۡمُهُ ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ وَجِيهٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Kujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu po të jep lajmin e mirë për një Fjalë[1] prej Tij, emri i të cilit do të jetë Mesih - Isa, i biri i Merjemes. Ai do të jetë i nderuar në këtë botë e në tjetrën dhe prej të afërmve (të Allahut).
[1] Isai quhet Fjala e Allahut, meqë Allahu e krijoi atë përmes fjalës "Bëhu!".
અરબી તફસીરો:
 
શબ્દોનું ભાષાંતર સૂરહ: આલિ ઇમરાન
સૂરહ માટે અનુક્રમણિકા પેજ નંબર
 
કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે. - ભાષાંતરોની અનુક્રમણિકા

રુવાદ ભાષાંતર કેન્દ્રની ટીમ દ્વારા અને રબ્વાહ ઇસ્લામિક પ્રચાર કાર્યાલય અને વિવિધ ભાષાઓમાં ઇસ્લામની સામગ્રી પ્રસ્તુત કરતું સંગઠનના સહયોગથી

બંધ કરો