Check out the new design

क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - अनुवाद अग्रदूत केंद्र - कार्य प्रगति पर है। * - अनुवादों की सूची


अर्थों का अनुवाद सूरा: अन्-नूर   आयत:
إِنَّ ٱلَّذِينَ جَآءُو بِٱلۡإِفۡكِ عُصۡبَةٞ مِّنكُمۡۚ لَا تَحۡسَبُوهُ شَرّٗا لَّكُمۖ بَلۡ هُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۚ لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُم مَّا ٱكۡتَسَبَ مِنَ ٱلۡإِثۡمِۚ وَٱلَّذِي تَوَلَّىٰ كِبۡرَهُۥ مِنۡهُمۡ لَهُۥ عَذَابٌ عَظِيمٞ
Në të vërtetë, ata që trilluan shpifjen janë një grup prej jush. Mos e mendoni si të keqe për ju! Përkundrazi, ajo është në të mirën tuaj. Çdonjëri prej tyre do të marrë dënimin për gjynahun që ka bërë, por ai që i priu kësaj (shpifjeje) do të ketë një dënim të madh.
अरबी तफ़सीरें:
لَّوۡلَآ إِذۡ سَمِعۡتُمُوهُ ظَنَّ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ بِأَنفُسِهِمۡ خَيۡرٗا وَقَالُواْ هَٰذَآ إِفۡكٞ مُّبِينٞ
Përse, vallë, kur besimtarët e besimtaret e dëgjuan atë (shpifje) nuk menduan mirë për njëri-tjetrin e të thoshin: "Kjo është shpifje e qartë"?!
अरबी तफ़सीरें:
لَّوۡلَا جَآءُو عَلَيۡهِ بِأَرۡبَعَةِ شُهَدَآءَۚ فَإِذۡ لَمۡ يَأۡتُواْ بِٱلشُّهَدَآءِ فَأُوْلَٰٓئِكَ عِندَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ
Po përse nuk sollën katër dëshmitarë! E, meqë nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë gënjeshtarë para Allahut.
अरबी तफ़सीरें:
وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ لَمَسَّكُمۡ فِي مَآ أَفَضۡتُمۡ فِيهِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush në këtë botë dhe në tjetrën, do t'ju kaplonte një dënim i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë,
अरबी तफ़सीरें:
إِذۡ تَلَقَّوۡنَهُۥ بِأَلۡسِنَتِكُمۡ وَتَقُولُونَ بِأَفۡوَاهِكُم مَّا لَيۡسَ لَكُم بِهِۦ عِلۡمٞ وَتَحۡسَبُونَهُۥ هَيِّنٗا وَهُوَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمٞ
kur e përcillnit me gjuhët tuaja dhe e thoshit me gojë atë për të cilën nuk kishit njohuri dhe e merrnit për të lehtë, por tek Allahu kjo është shumë e rëndë.
अरबी तफ़सीरें:
وَلَوۡلَآ إِذۡ سَمِعۡتُمُوهُ قُلۡتُم مَّا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّتَكَلَّمَ بِهَٰذَا سُبۡحَٰنَكَ هَٰذَا بُهۡتَٰنٌ عَظِيمٞ
Po përse kur e dëgjuat, nuk thatë: "Neve s'na takon të themi diçka të tillë. I patëmeta je Ti (o Zot)! Kjo është një shpifje e madhe!"
अरबी तफ़सीरें:
يَعِظُكُمُ ٱللَّهُ أَن تَعُودُواْ لِمِثۡلِهِۦٓ أَبَدًا إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
Allahu ju këshillon që të mos përsërisni më kurrë një gjë të tillë, nëse jeni besimtarë.
अरबी तफ़सीरें:
وَيُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Allahu jua sqaron shpalljet, se Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
अरबी तफ़सीरें:
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ ٱلۡفَٰحِشَةُ فِي ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ
Në të vërtetë, ata që duan të përhapet pandershmëria në mesin e besimtarëve, do të kenë një dënim të dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu di e ju nuk dini.
अरबी तफ़सीरें:
وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ
Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush dhe po të mos ishte Allahu Përdëllimtar e Mëshirëplotë (do t'jua përshpejtonte dënimin)!
अरबी तफ़सीरें:
 
अर्थों का अनुवाद सूरा: अन्-नूर
सूरों की सूची पृष्ठ संख्या
 
क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - अनुवाद अग्रदूत केंद्र - कार्य प्रगति पर है। - अनुवादों की सूची

अनुवाद अनुवाद अग्रदूत केंद्र द्वारा नियुक्त एक समूह ने अल-रब्वाह आह्वान संस्था और भाषाओं में इस्लामिक सामग्री की सेवा करने वाली संस्था के सहयोग से किया है।

बंद करें