Check out the new design

クルアーンの対訳 - アルバニア語対訳 - Hasan Nahi * - 対訳の目次

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

対訳 章: 信仰者たち章   節:
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ
Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.
アラビア語 クルアーン注釈:
فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,
アラビア語 クルアーン注釈:
وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ
si dhe pemën[217] që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.
[217] D.m.th. pemën e ullirit.
アラビア語 クルアーン注釈:
وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera
アラビア語 クルアーン注釈:
وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ
dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.
アラビア語 クルアーン注釈:
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, a nuk keni frikë (prej Tij)?”
アラビア語 クルアーン注釈:
فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ
Por paria e popullit të tij, që nuk besonte, tha: “Ky është veçse njeri si ju e do vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Allahu, do të dërgonte engjëj; nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë;
アラビア語 クルアーン注釈:
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ
ai është njeri i marrë, andaj lëreni atë njëfarë kohe!”
アラビア語 クルアーン注釈:
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ
(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë për gënjeshtar!”
アラビア語 クルアーン注釈:
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ
Dhe Ne i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe frymëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e të vërshojë uji nga furra, ngarko në anije prej çdo lloj gjallese nga një çift dhe familjen tënde, përveç atyre që janë dënuar të humbasin, dhe mos M’u drejto për ata që kanë bërë të këqija se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
アラビア語 クルアーン注釈:
 
対訳 章: 信仰者たち章
章名の目次 ページ番号
 
クルアーンの対訳 - アルバニア語対訳 - Hasan Nahi - 対訳の目次

Hasan Nahiによる翻訳 - アルバニア・イスラーム思想・文明研究所発行

閉じる