Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ത്വാഹാ   ആയത്ത്:
إِذۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ
kur e frymëzuam nënën tënde me atë që e frymëzuam:
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَنِ ٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلتَّابُوتِ فَٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ فَلۡيُلۡقِهِ ٱلۡيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأۡخُذۡهُ عَدُوّٞ لِّي وَعَدُوّٞ لَّهُۥۚ وَأَلۡقَيۡتُ عَلَيۡكَ مَحَبَّةٗ مِّنِّي وَلِتُصۡنَعَ عَلَىٰ عَيۡنِيٓ
"Vendose atë në një arkë dhe hidhe në lumë. Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armik Imi dhe i tij." Unë hodha dashuri për ty nga ana Ime, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونٗاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٖ يَٰمُوسَىٰ
Kur motra jote po ecte (duke të përcjellë nga larg) e po thoshte: "A doni t'ju tregoj dikë që mund të përkujdeset për të?" Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej. Pastaj, ti vrave një njeri (gabimisht), por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të sprovuam me sprova të shumta. Ti qëndrove disa vjet te populli i Medjenit e më pas erdhe në një kohë të caktuar, o Musa.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي
Unë të kam zgjedhur për Vete.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي
Shkoni pra, ti dhe vëllai yt, me mrekullitë e Mia e mos u dobësoni kundrejt përmendjes Sime!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ
Shkoni të dy te Faraoni, se ai njëmend e ka tepruar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلٗا لَّيِّنٗا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ
I flitni fjalë të buta, me shpresë se do të kujtohet e do të frikësohet (nga Allahu)!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ
Ata thanë: "Zoti ynë, ne druajmë se mos po nxiton të na ndëshkojë ose do t'i kalojë kufijtë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ
Ai tha: "Mos kini frikë! Pa dyshim, Unë jam me ju: dëgjoj dhe shoh.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ
Pra, shkoni tek ai e thoni: "Ne jemi të dërguar nga Zoti yt, andaj lëri bijtë e Israilit të vijnë me ne e mos i mundo. Ne të kemi sjellë një provë nga Zoti yt. Shpëtimi i takon atij që ndjek udhëzimin (e vërtetë)!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
Neve na është shpallur se dënimi i pret ata që përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe kthejnë shpinën."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ
Faraoni tha: "Pra, kush është Zoti juaj, o Musa?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ
Ai tha: "Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i dha formën e vet e pastaj e udhëzoi."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَىٰ
Ai (Faraoni) tha: "E si është puna e brezave të mëparshëm?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ത്വാഹാ
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്'വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തതാണ്.

അടക്കുക