Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ത്വാഹാ   ആയത്ത്:
فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا
I Lartësuar është Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Mos nxito të lexosh Kuranin para se të të jetë plotësuar kumtimi i tij dhe thuaj: "Zoti im, shtoma diturinë!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمٗا
Ne e porositëm edhe Ademin më parë, por ai harroi e nuk qe i vendosur (në ruajtjen e porosisë).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ
Kur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!", të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili kundërshtoi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوّٞ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ
Ne thamë: "O Adem, ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj ruajuni që të mos ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti e të vuash pastaj!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ
Aty nuk do të jesh i uritur e as i zhveshur
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ
dhe se s'do të kesh as etje e as vapë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٖ لَّا يَبۡلَىٰ
Por shejtani e cyti atë: "O Adem, a dëshiron të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërie që nuk shuhet kurrë?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَأَكَلَا مِنۡهَا فَبَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ
Atëherë, ata të dy hëngrën nga pema e iu zbuluan pjesët e turpshme, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi e kundërshtoi Zotin e vet, kështu që u shmang nga rruga e drejtë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ثُمَّ ٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيۡهِ وَهَدَىٰ
Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ ٱهۡبِطَا مِنۡهَا جَمِيعَۢاۖ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشۡقَىٰ
Ai tha: "Zbritni së andejmi që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzimi nga Unë, ai që do ta ndjekë udhëzimin Tim, as do të humbasë e as do ta zërë mjerimi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةٗ ضَنكٗا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ
E kushdo që ia kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرٗا
Ai do të thotë: "Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë shihja më parë?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ത്വാഹാ
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക