Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: അൻബിയാഅ്   ആയത്ത്:
لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ
Ata nuk do të dëgjojnë frushullimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në çdo gjë që ua dëshiron shpirti.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ
Ata nuk do t'i shqetësojë as tmerri më i madh dhe melekët do t'i presin ata (duke u thënë): "Kjo është dita juaj që ju qe premtuar!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ
Ditën kur Ne do të palosim qiellin siç palosen fletët e librit. Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne, me të vërtetë, do ta bëjmë këtë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ
Ne e kemi shënuar në Librat e shpallur, pas shënimit në Leuhi Mahfudh, se Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغٗا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ
Në të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për njerëzit adhurues (të Allahut).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botët.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ
Thuaj: "Mua më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Pra, a do t'i nënshtroheni Atij?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ ءَاذَنتُكُمۡ عَلَىٰ سَوَآءٖۖ وَإِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٞ مَّا تُوعَدُونَ
Por, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju kam lajmëruar të gjithëve njësoj dhe nuk e di a është afër apo larg ajo që ju është premtuar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡتُمُونَ
Pa dyshim, Ai e di atë që thuhet haptazi dhe e di atë që ju e fshihni.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٞ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ
Ndërkaq, unë nuk e di nëse kjo (vonesë) është sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ
(I Dërguari) tha: "Zoti im, gjyko (mes nesh) me drejtësi. Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili kërkojmë ndihmë kundër asaj që thoni."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: അൻബിയാഅ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക