Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: അൻബിയാഅ്   ആയത്ത്:
قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ
Thuaj: "Në të vërtetë, unë ju paralajmëroj vetëm me shpallje." Por, të shurdhrit nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٞ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Sikur t'i prekte ata një erë e dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: "Mjerë ne! Ne ishim njëmend keqbërës."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ
Ne do të vendosim peshoret e drejta në Ditën e Kiametit dhe askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. Edhe sikur ndonjë vepër të jetë sa një kokërr sinapi, Ne do ta sjellim atë. Ne mjaftojmë si llogaritës.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلۡفُرۡقَانَ وَضِيَآءٗ وَذِكۡرٗا لِّلۡمُتَّقِينَ
Me të vërtetë, Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin, që është dritë dhe këshillë për të devotshmit,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشۡفِقُونَ
të cilët i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë dhe kanë frikë nga Kiameti.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَهَٰذَا ذِكۡرٞ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Ndërkohë, ky (Kuran) është një Këshillë e bekuar që e kemi shpallur. E ju, përkundër kësaj po e mohoni atë?!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ
Vërtet, Ne i patëm dhënë Ibrahimit udhëzimin qysh herët, sepse e njihnim mirë atë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ
Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: "Ç'janë këta idhuj që po i adhuroni me kaq përkushtim?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ
Ata thanë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë duke i adhuruar ata."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Ai tha: "Pa dyshim, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ
Ata thanë: "A na e ke sjellë të vërtetën apo je duke u tallur?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ
Ai tha: "Në të vërtetë, Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës, i Cili i krijoi ato dhe unë jam prej atyre që dëshmojnë për këtë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ
Betohem për Allahun se do t'u bëj keq idhujve tuaj sapo të largoheni ju."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: അൻബിയാഅ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക