Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: സ്സുഖ്റുഫ്   ആയത്ത്:
وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقۡتَدُونَ
Kështu pra, sa herë që dërgonim para teje paralajmërues në ndonjë qytet, pasanikët e tij thoshin: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ قَٰلَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكُم بِأَهۡدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمۡ عَلَيۡهِ ءَابَآءَكُمۡۖ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ
Ai (i dërguari) u thoshte: "A edhe nëse ju sjell diçka më të drejtë se ajo në të cilën i gjetët baballarët tuaj?!" Ata përgjigjeshin: "Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Atëherë, Ne hakmerreshim ndaj tyre. Shiko pra si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦٓ إِنَّنِي بَرَآءٞ مِّمَّا تَعۡبُدُونَ
Kujto kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë largohem nga ata që ju i adhuroni
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِلَّا ٱلَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُۥ سَيَهۡدِينِ
në vend të Atij që më ka krijuar. Ai do të më udhëzojë mua në rrugën e drejtë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَجَعَلَهَا كَلِمَةَۢ بَاقِيَةٗ فِي عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Ai e bëri këtë fjalë[1] të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij, që ata të kthehen (në besimin e drejtë).
[1] Fjalën "La ilahe il-lallah"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
بَلۡ مَتَّعۡتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ وَرَسُولٞ مُّبِينٞ
Në të vërtetë, Unë u dhashë këtyre dhe etërve të tyre jetë të gjatë, derisa u erdhi e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ
Por, kur u erdhi e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe ne nuk e besojmë atë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَقَالُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنَ ٱلۡقَرۡيَتَيۡنِ عَظِيمٍ
Po ashtu thanë: "Përse nuk iu shpall ky Kuran një njeriu të madh nga këto dy qytete?!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَهُمۡ يَقۡسِمُونَ رَحۡمَتَ رَبِّكَۚ نَحۡنُ قَسَمۡنَا بَيۡنَهُم مَّعِيشَتَهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَرَفَعۡنَا بَعۡضَهُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَتَّخِذَ بَعۡضُهُم بَعۡضٗا سُخۡرِيّٗاۗ وَرَحۡمَتُ رَبِّكَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ
Mos vallë, janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne ua kemi ndarë atyre jetesën në jetën e kësaj bote dhe kemi ngritur disa mbi të tjerët në shkallë, në mënyrë që disa prej tyre t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që grumbullojnë ata.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَوۡلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ لَّجَعَلۡنَا لِمَن يَكۡفُرُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ لِبُيُوتِهِمۡ سُقُفٗا مِّن فِضَّةٖ وَمَعَارِجَ عَلَيۡهَا يَظۡهَرُونَ
Po të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një bashkësi (në mosbesim), Ne do t'u bënim atyre që mohojnë të Gjithëmëshirshmin prej argjendi çatitë e shtëpive të tyre, shkallët nëpër të cilat ngjiten,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: സ്സുഖ്റുഫ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക