Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ന്നജ്മ്   ആയത്ത്:

En Nexhm

وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ
Betohem në yllin kur bie,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ
Shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur, as ka devijuar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ
Ai nuk flet sipas dëshirës së vet,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ
por është vetëm shpallje që i kumtohet,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ
të cilën ia mësoi shumë i fuqishmi (Xhibrili),
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ
i pashmi, që iu shfaq qartë (në formën e vet të vërtetë),
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ
duke qenë në horizontin më të lartë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ
Pastaj iu afrua dhe zbriti
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ
aq sa ishte në largësinë e dy harqeve, ose edhe më afër.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ
Atëherë, i shpalli robit të Allahut atë që i shpalli.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ
Zemra nuk mohoi atë që pa.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ
Vallë, a po grindeni me të për atë që ka parë,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ
ndërkohë që ai (Muhamedi) e ka parë atë (Xhibrilin) edhe një herë tjetër,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ
te Sidretul-Muntehaja,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ
pranë së cilës ndodhet Xheneti i Strehimit.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ
Kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ
Shikimi i tij nuk u shmang, as e kaloi kufirin,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ
Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ
A e shihni Latën e Uzanë,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ
si dhe Menatën, të tretën, të fundit?
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ
Vallë, tuajt qenkan meshkujt e të Tij femrat?!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ
Atëherë, kjo ndarje është e padrejtë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ
Ata s'janë gjë tjetër veçse emra (idhujsh) të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që ua ka ënda, ndonëse u ka ardhur udhëzimi prej Zotit të tyre.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ
A mos do të ketë njeriu atë që ai dëshiron?
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ
Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ
Sa e sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk sjell asnjë dobi, përveçse pasi të japë leje Allahu për atë që Ai dëshiron dhe me të cilin është i kënaqur!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ന്നജ്മ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്'വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തതാണ്.

അടക്കുക