Check out the new design

Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. * - Index van vertaling


Vertaling van de betekenissen Surah: Hoed   Vers:
قَالَ يَٰنُوحُ إِنَّهُۥ لَيۡسَ مِنۡ أَهۡلِكَۖ إِنَّهُۥ عَمَلٌ غَيۡرُ صَٰلِحٖۖ فَلَا تَسۡـَٔلۡنِ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌۖ إِنِّيٓ أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Allahu tha: "O Nuh! Ai nuk është nga familja jote! Kjo (që po bën) nuk është punë e mirë, prandaj mos më kërko diçka për të cilën nuk ke dituri! Unë po të këshilloj që të mos bëhesh prej të paditurve."
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَعُوذُ بِكَ أَنۡ أَسۡـَٔلَكَ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞۖ وَإِلَّا تَغۡفِرۡ لِي وَتَرۡحَمۡنِيٓ أَكُن مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Ai tha: "Zoti im! Unë strehohem te Ti që të mos kërkoj nga Ti diçka për të cilën nuk kam dituri. Nëse Ti nuk më fal e nuk më mëshiron, do të jem i humbur."
Arabische uitleg van de Qur'an:
قِيلَ يَٰنُوحُ ٱهۡبِطۡ بِسَلَٰمٖ مِّنَّا وَبَرَكَٰتٍ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ أُمَمٖ مِّمَّن مَّعَكَۚ وَأُمَمٞ سَنُمَتِّعُهُمۡ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ
Atij iu tha: "O Nuh! Zbrit me paqe nga ana Jonë e bekime për ty dhe për disa pasardhës të atyre që janë me ty. E disa pasardhësve të tjerë do t'ua mundësojmë të kënaqen (përkohësisht në këtë botë) e pastaj do t'i kaplojë nga Ne një dënim i dhembshëm.
Arabische uitleg van de Qur'an:
تِلۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهَآ إِلَيۡكَۖ مَا كُنتَ تَعۡلَمُهَآ أَنتَ وَلَا قَوۡمُكَ مِن قَبۡلِ هَٰذَاۖ فَٱصۡبِرۡۖ إِنَّ ٱلۡعَٰقِبَةَ لِلۡمُتَّقِينَ
Këto janë lajme të fshehta që po t'i shpallim ty, të cilat nuk i dije ti e as populli yt para kësaj. Prandaj, duro, se vërtet fundi i mirë u takon të devotshmëve.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۖ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُفۡتَرُونَ
Te adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij, por ju jeni vetëm trillues.
Arabische uitleg van de Qur'an:
يَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱلَّذِي فَطَرَنِيٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
O populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, sepse shpërblimi im është vetëm tek Ai që më ka krijuar. A nuk po mendoni?!
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَيَٰقَوۡمِ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِ يُرۡسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡكُم مِّدۡرَارٗا وَيَزِدۡكُمۡ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمۡ وَلَا تَتَوَلَّوۡاْ مُجۡرِمِينَ
O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, që t'jua lëshojë shiun me bollëk dhe t'jua shtojë fuqinë përballë fuqisë suaj dhe mos ktheni shpinën duke qenë keqbërës!
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالُواْ يَٰهُودُ مَا جِئۡتَنَا بِبَيِّنَةٖ وَمَا نَحۡنُ بِتَارِكِيٓ ءَالِهَتِنَا عَن قَوۡلِكَ وَمَا نَحۡنُ لَكَ بِمُؤۡمِنِينَ
Ata thanë: "O Hud! Ti nuk na solle asnjë provë të qartë, e ne nuk nuk do t'i lëmë idhujt tanë për fjalët e tua dhe ne nuk të besojmë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
 
Vertaling van de betekenissen Surah: Hoed
Surah's Index Pagina nummer
 
Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. - Index van vertaling

Vertaald door het vertaalteam van het Centrum van Pionierende Vertalers in samenwerking met de Vereniging voor Da'wa in Al-Rabwa en de Vereniging voor de Dienstverlening van Islamitische Inhoud in Talen.

Sluit