ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - හසන් නාහී * - පරිවර්තන පටුන

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

අර්ථ කථනය පරිච්ඡේදය: සූරා අල් කව්සර්   වාක්‍යය:

Suretu El Kevther

إِنَّآ أَعۡطَيۡنَٰكَ ٱلۡكَوۡثَرَ
Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira,[433]
[433] “shumë të mira”: në tekstin origjinal thuhet “el Keuther”. Kjo fjalë, sipas disa transmetimeve, tregon një lumë në Xhenet, të cilin Allahu i Madhëruar ia ka premtuar si dhuratë Profetit Muhamed (a.s.), për ta kompensuar dhe ngushëlluar për gjithçka që ka hequr për çështjen e Tij. Komentet tradicionale thonë se ajo tregon pozitën e Profetit (a.s.) në Xhenet, ku do të vendoset në vendin më të lartë (el uesile) dhe do të kënaqet me mirësitë e dritës hyjnore.
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنۡحَرۡ
andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban![434]
[434] Ky varg është shumë i rëndësishëm për sa i përket praktikës së ritualeve në ditën e Kurban Bajramit, e cila festohet në ditën e dhjetë të haxhillëkut dhe kujton provën, në të cilën Allahu i Madhërishëm vuri Ibrahimin (a.s.). Vargu përshkruan radhën e kryerjes së riteve: në fillim falet namazi i Bajramit, pastaj theret kurbani.
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ ٱلۡأَبۡتَرُ
Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.[435]
[435] “fatprerë”: në tekstin origjinal thuhet “ebter”, që do të thotë “pa bisht”. Kjo shprehje ishte epitet ironik që arabët ia vinin dikujt që nuk kishte djem. Sipas disa transmetimeve, biri i Profetit Muhamed (a.s.), Kasimi, vdiq në një moshë fare të njomë dhe, për këtë, një nga armiqtë e Profetit (a.s.) e quajti atë fatprerë, duke aluduar se edhe feja që ai predikonte, do të ishte e tillë.
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
 
අර්ථ කථනය පරිච්ඡේදය: සූරා අල් කව්සර්
සූරා පටුන පිටු අංක
 
ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - හසන් නාහී - පරිවර්තන පටුන

ශුද්ධ වූ අල් කුර්ආනයේ අර්ථයන් හි ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය. හසන් නාහී විසින් පරිවර්තනය කරන ලදී. ඉස්ලාමීය චින්තනය සහ ඉස්ලාමීය ශිෂ්ටාචාරය සඳහා වූ අල් අල්බානී ආයතනය විසින් ප්‍රකාශයට පත් කරන ලද 2006 සංස්කරණය.

වසන්න