Check out the new design

ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - හසන් නාහී * - පරිවර්තන පටුන

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

අර්ථ කථනය පරිච්ඡේදය: අල් හජ්   වාක්‍යය:
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ
Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”[214] Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
[214] Profeti a.s. ka ardhur me këshilla të mira e me butësi. Ai jetoi 13 vjet midis një populli pagan dhe i duroi të gjitha të këqijat që bëri ai popull ndaj tij. Më pas Ai u largua nga vatra dhe atdheu i vet e u vendos në Medinë, 500 kilometra larg Mekës. Profeti kërkonte prej popullit mirësi, sjellje të mira dhe barazi. Pasi nuk pati sukses në këtë drejtim, pas 13 vjetësh iu dha leja për të luftuar kundër keqbërësve, duke mbrojtur veten, por jo duke e tepruar. Shih suren 2, vargun 190. Po ashtu, Muhamedi ka kërkuar që, nëse ata dëshirojnë armëpushim e marrëveshje, të ndërpritet lufta. Të gjitha këto janë sipas parimeve të Islamit. Shih suren 8, vargun 61 (përkthyesi).
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُواْ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡاْ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ
(Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَثَمُودُ
Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, (dije se) para tyre (i) kanë quajtur gënjeshtarë (profetët e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud,
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
وَقَوۡمُ إِبۡرَٰهِيمَ وَقَوۡمُ لُوطٖ
populli i Ibrahimit, populli i Lutit,
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
وَأَصۡحَٰبُ مَدۡيَنَۖ وَكُذِّبَ مُوسَىٰۖ فَأَمۡلَيۡتُ لِلۡكَٰفِرِينَ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ
dhe banorët e Medjenit. Edhe Musain e përgënjeshtruan; andaj Unë u dhashë afat mohuesve, pastaj i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
فَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئۡرٖ مُّعَطَّلَةٖ وَقَصۡرٖ مَّشِيدٍ
Sa e sa qytete i shkatërruam, ngaqë banorët e tyre ishin të këqij dhe tani ato janë kthyer përmbys! Sa e sa puse mbetën të braktisura, sa e sa pallate të larta të shkretuara!
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَتَكُونَ لَهُمۡ قُلُوبٞ يَعۡقِلُونَ بِهَآ أَوۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۖ فَإِنَّهَا لَا تَعۡمَى ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَلَٰكِن تَعۡمَى ٱلۡقُلُوبُ ٱلَّتِي فِي ٱلصُّدُورِ
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
අල්කුර්ආන් අරාබි අර්ථ විවරණ:
 
අර්ථ කථනය පරිච්ඡේදය: අල් හජ්
සූරා පටුන පිටු අංක
 
ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - හසන් නාහී - පරිවර්තන පටුන

හසන් නාහී විසින් පරිවර්තනය කරන ලදී. ඉස්ලාමීය චින්තනය සහ ඉස්ලාමීය ශිෂ්ටාචාරය සඳහා වූ අල් අල්බානී ආයතනය විසින් ප්‍රකාශයට පත් කරන ලදී.

වසන්න