Check out the new design

அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) * - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை


மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்இஸ்ரா   வசனம்:
عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يَرۡحَمَكُمۡۚ وَإِنۡ عُدتُّمۡ عُدۡنَاۚ وَجَعَلۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ حَصِيرًا
Ndoshta, Zoti juaj do t'ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (në ndëshkim). Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët.
அரபு விரிவுரைகள்:
إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَهۡدِي لِلَّتِي هِيَ أَقۡوَمُ وَيُبَشِّرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَبِيرٗا
Me të vërtetë, ky Kuran udhëzon në atë që është më e drejta dhe u jep lajmin e mirë besimtarëve që bëjnë vepra të mira se do të kenë shpërblim të madh.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَأَنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ أَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا
Ndërkaq, për ata që nuk besojnë jetën tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَيَدۡعُ ٱلۡإِنسَٰنُ بِٱلشَّرِّ دُعَآءَهُۥ بِٱلۡخَيۡرِۖ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ عَجُولٗا
Njeriu lutet për keq, ashtu siç lutet për mirë; njeriu është njëmend i nxituar.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ ءَايَتَيۡنِۖ فَمَحَوۡنَآ ءَايَةَ ٱلَّيۡلِ وَجَعَلۡنَآ ءَايَةَ ٱلنَّهَارِ مُبۡصِرَةٗ لِّتَبۡتَغُواْ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكُمۡ وَلِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ وَكُلَّ شَيۡءٖ فَصَّلۡنَٰهُ تَفۡصِيلٗا
Ne i bëmë natën dhe ditën dy shenja, por Ne e errësuam treguesin e natës, ndërsa treguesin e ditës e bëmë të ndritshëm, që të kërkoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Ne kemi shpjeguar çdo gjë në hollësi.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَكُلَّ إِنسَٰنٍ أَلۡزَمۡنَٰهُ طَٰٓئِرَهُۥ فِي عُنُقِهِۦۖ وَنُخۡرِجُ لَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ كِتَٰبٗا يَلۡقَىٰهُ مَنشُورًا
Çdo njeriu ia kemi lidhur punën e tij në qafë, kurse në Ditën e Kiametit do t'i nxjerrim atij një libër, të cilin do ta gjejë të hapur (e do t'i themi):
அரபு விரிவுரைகள்:
ٱقۡرَأۡ كِتَٰبَكَ كَفَىٰ بِنَفۡسِكَ ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكَ حَسِيبٗا
"Lexo librin tënd! Mjafton që ti të jesh sot llogaritës i vetvetes."
அரபு விரிவுரைகள்:
مَّنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولٗا
Kushdo që ndjek rrugën e drejtë, e ka për të mirën e vet dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Ne nuk e dënojmë asnjë popull derisa t'i çojmë të dërguar.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَإِذَآ أَرَدۡنَآ أَن نُّهۡلِكَ قَرۡيَةً أَمَرۡنَا مُتۡرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيۡهَا ٱلۡقَوۡلُ فَدَمَّرۡنَٰهَا تَدۡمِيرٗا
Kur duam të shkatërrojmë një qytet, urdhërojmë udhëheqësit e tij (që t'i binden Allahut), por ata tregohen të pabindur në të, prandaj përmbushet vendimi dhe e shkatërrojmë atë tërësisht.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِنۢ بَعۡدِ نُوحٖۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا
Sa e sa breza kemi shkatërruar që nga koha e Nuhut! Mjafton që Zoti yt është i Gjithëdijshëm dhe Gjithëvëzhgues për gjynahet e robërve të Vet.
அரபு விரிவுரைகள்:
 
மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்இஸ்ரா
அத்தியாயங்களின் அட்டவணை பக்க எண்
 
அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை

அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு மையத்தின் குழு அல்-ரப்வா அழைப்பு சங்கம் மற்றும் பல் மொழிகளில் இஸ்லாமிய உள்ளடக்கத்திற்கு சேவை செய்யும் சங்கத்துடன் இணைந்து மொழிபெயர்த்துள்ளது.

மூடுக