Check out the new design

அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) * - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை


மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்அஃராப்   வசனம்:
۞ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمۡ عِندَ كُلِّ مَسۡجِدٖ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
O bijtë e Ademit, zbukurohuni kudo që faleni dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do tepruesit.
அரபு விரிவுரைகள்:
قُلۡ مَنۡ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِيٓ أَخۡرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَٰتِ مِنَ ٱلرِّزۡقِۚ قُلۡ هِيَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا خَالِصَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira që i ka krijuar Allahu për robërit e Vet?" Thuaj: "Ato janë për besimtarët në jetën e kësaj bote dhe do të jenë vetëm për ta në Ditën e Kiametit. Kështu ua sqarojmë ajetet njerëzve që dinë."
அரபு விரிவுரைகள்:
قُلۡ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ ٱلۡفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنۡهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلۡإِثۡمَ وَٱلۡبَغۡيَ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَأَن تُشۡرِكُواْ بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Zoti im ka ndaluar turpërinë, qoftë e hapur, qoftë e fshehtë, gjynahet dhe dhunimin e padrejtë, si dhe t'i shoqëroni Allahut diçka (në adhurim), për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë dëshmie, si dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini."
அரபு விரிவுரைகள்:
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٞۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَأۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ
Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.
அரபு விரிவுரைகள்:
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأۡتِيَنَّكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصۡلَحَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
O bijtë e Ademit, kur t'ju vijnë të dërguar nga mesi juaj që t'jua lexojnë ajetet e Mia, ata që i frikësohen Allahut dhe i përmirësojnë punët e veta, as do të kenë frikë, as do të brengosen.
அரபு விரிவுரைகள்:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe tregohen mendjemëdhenj ndaj tyre, ata janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
அரபு விரிவுரைகள்:
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ يَنَالُهُمۡ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوۡنَهُمۡ قَالُوٓاْ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të marrin pjesën që u është caktuar, e, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (nga melekët) për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: "Ku janë ata që i adhuronit pos Allahut?" Ata do të thonë: "Na humbën." Kështu ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.
அரபு விரிவுரைகள்:
 
மொழிபெயர்ப்பு அத்தியாயம்: அல்அஃராப்
அத்தியாயங்களின் அட்டவணை பக்க எண்
 
அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன) - மொழிபெயர்ப்பு அட்டவணை

அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு மையத்தின் குழு அல்-ரப்வா அழைப்பு சங்கம் மற்றும் பல் மொழிகளில் இஸ்லாமிய உள்ளடக்கத்திற்கு சேவை செய்யும் சங்கத்துடன் இணைந்து மொழிபெயர்த்துள்ளது.

மூடுக