Check out the new design

แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) * - สารบัญ​คำแปล


แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: An-Nahl   อายะฮ์:
وَأَلۡقَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمۡ وَأَنۡهَٰرٗا وَسُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ
Ai vuri në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe bëri lumenj e rrugë që të mund të orientoheni,
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَعَلَٰمَٰتٖۚ وَبِٱلنَّجۡمِ هُمۡ يَهۡتَدُونَ
por edhe shenja (për orientim gjatë ditës), si dhe yjet përmes të cilave orientohen (natën).
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
أَفَمَن يَخۡلُقُ كَمَن لَّا يَخۡلُقُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Atëherë, a mund të jetë njësoj Ai që krijon me atë që nuk krijon?! A nuk po mendoni?!
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ
Edhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit mirësitë e Allahut, s'do të mund t'i numëronit. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ
Allahu e di çfarë fshihni dhe çfarë shfaqni haptas?
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ
Ndërsa ata që i adhurojnë në vend të Allahut nuk krijojnë asgjë; përkundrazi, ata vetë janë të krijuar.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
أَمۡوَٰتٌ غَيۡرُ أَحۡيَآءٖۖ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ
Ata janë të vdekur, jo të gjallë, e as që e dinë se kur do të ringjallen.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۚ فَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ قُلُوبُهُم مُّنكِرَةٞ وَهُم مُّسۡتَكۡبِرُونَ
Zoti juaj është Një dhe i Vetëm. Ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat i kanë mohuese dhe janë mendjemëdhenj.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
لَا جَرَمَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِينَ
S'ka dyshim se Allahu e di çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin haptas. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَإِذَا قِيلَ لَهُم مَّاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡ قَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kur atyre u thuhet: "Çfarë ka shpallur Zoti juaj?" Ata thonë: "Trillime të të parëve."
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
لِيَحۡمِلُوٓاْ أَوۡزَارَهُمۡ كَامِلَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَمِنۡ أَوۡزَارِ ٱلَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۗ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ
Prandaj, në Ditën e Kiametit, ata do të bartin gjynahet e tyre të plota, si dhe disa gjynahe të atyre që i humbën pa dituri. Ah, sa barrë e keqe që është ajo!
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
قَدۡ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَى ٱللَّهُ بُنۡيَٰنَهُم مِّنَ ٱلۡقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّقۡفُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ
Edhe ata që ishin më parë thurën kurthe, por Allahu ua shembi ndërtesën që në themel, kështu që çatia ra mbi ta dhe u erdhi dënimi nga nuk e prisnin.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
 
แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: An-Nahl
สารบัญสูเราะฮ์ หมายเลข​หน้า​
 
แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) - สารบัญ​คำแปล

แปลโดยทีมงานศูนย์แปลรุว๊าด ร่วมกับสมาคมการเผยแพร่ศาสนาอิสลามที่รอบวะฮ์ และสมาคมบริการเนื้อหาอิสลามด้วยภาษาต่าง ๆ

ปิด