Check out the new design

แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) * - สารบัญ​คำแปล


แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: Al-An‘ām   อายะฮ์:
ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ فَٱعۡبُدُوهُۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ
Pra, Ky është Allahu, Zoti juaj! S'ka zot që adhurohet me të drejtë përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
لَّا تُدۡرِكُهُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَهُوَ يُدۡرِكُ ٱلۡأَبۡصَٰرَۖ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ
Atë nuk e arrijnë shikimet, ndërsa Ai përfshin të gjitha shikimet. Ai është i Buti dhe i Gjithëdituri.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
قَدۡ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنۡ أَبۡصَرَ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ عَمِيَ فَعَلَيۡهَاۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِحَفِيظٖ
(Thuaju, o Muhamed): "Juve ju kanë ardhur tashmë prova të qarta nga Zoti juaj. Kush i sheh ato, e ka për vete, e kush bëhet i verbër, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtar juaji."
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِيَقُولُواْ دَرَسۡتَ وَلِنُبَيِّنَهُۥ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Kështu i shtjellojmë Ne ajetet në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: "Ti i ke mësuar këto!" dhe që t'ua sqarojmë ato njerëzve që dinë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
ٱتَّبِعۡ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡمُشۡرِكِينَ
Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt! Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Shmangu prej idhujtarëve!
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكُواْۗ وَمَا جَعَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظٗاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٖ
Sikur të donte Allahu, ata nuk do t'i shoqëronin Atij asgjë (në adhurim). Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَلَا تَسُبُّواْ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَسُبُّواْ ٱللَّهَ عَدۡوَۢا بِغَيۡرِ عِلۡمٖۗ كَذَٰلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمۡ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِم مَّرۡجِعُهُمۡ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Mos i shani ata që i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht e pa dije! Kështu Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e veta, pastaj ata do të kthehen te Zoti i tyre dhe Ai do t'i njoftojë ata lidhur me atë që bënin.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِن جَآءَتۡهُمۡ ءَايَةٞ لَّيُؤۡمِنُنَّ بِهَاۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِۖ وَمَا يُشۡعِرُكُمۡ أَنَّهَآ إِذَا جَآءَتۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Ata betoheshin fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë mrekulli, ata me siguri do ta besojnë. Thuaju: "Mrekullitë janë vetëm tek Allahu." E çfarë ju bën ta dini se, kur t'u vijnë ato, ata do të besojnë?
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَنُقَلِّبُ أَفۡـِٔدَتَهُمۡ وَأَبۡصَٰرَهُمۡ كَمَا لَمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَنَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Ne do t'ua largojmë zemrat dhe sytë e tyre (nga e vërteta), ashtu siç nuk e besuan atë herën e parë dhe do t'i lëmë të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
 
แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: Al-An‘ām
สารบัญสูเราะฮ์ หมายเลข​หน้า​
 
แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) - สารบัญ​คำแปล

แปลโดยทีมงานศูนย์แปลรุว๊าด ร่วมกับสมาคมการเผยแพร่ศาสนาอิสลามที่รอบวะฮ์ และสมาคมบริการเนื้อหาอิสลามด้วยภาษาต่าง ๆ

ปิด