Check out the new design

แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) * - สารบัญ​คำแปล


แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: Al-A‘rāf   อายะฮ์:
وَلَقَدۡ ذَرَأۡنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ لَهُمۡ قُلُوبٞ لَّا يَفۡقَهُونَ بِهَا وَلَهُمۡ أَعۡيُنٞ لَّا يُبۡصِرُونَ بِهَا وَلَهُمۡ ءَاذَانٞ لَّا يَسۡمَعُونَ بِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ
Sigurisht që Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë xhinë dhe njerëz. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtia, madje edhe më të humbur. Ata janë të shkujdesurit.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Allahu ka emrat më të bukur, andaj thirreni me ta dhe lërini ata që shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për atë që kanë bërë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَمِمَّنۡ خَلَقۡنَآ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ
Dhe prej atyre që Ne krijuam ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Sa për ata që mohojnë ajetet Tona, Ne do t'i çojmë dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar ata.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ
A nuk e kanë vrarë mendjen ata, që ta kuptojnë se shoku i tyre (Pejgamberi) nuk është i çmendur?! Ai është vetëm një paralajmërues i qartë.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
A nuk vëzhgojnë ata sundimin e qiejve e të Tokës e gjithçka që krijoi Allahu dhe të mendojnë se fundi i tyre mund të jetë afër?! Në cilën shpallje pas kësaj do të besojnë?!
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
مَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُۥۚ وَيَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Atë që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë. Ai i lë ata të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّيۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقۡتِهَآ إِلَّا هُوَۚ ثَقُلَتۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا تَأۡتِيكُمۡ إِلَّا بَغۡتَةٗۗ يَسۡـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنۡهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ
Të pyesin ty (o Muhamed) për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë. Thuaju: "Dija për të është vetëm te Zoti im. Vetëm Ai do ta bëjë atë të shfaqet në kohën e tij. Ai do të jetë i rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'ju vijë krejt papritur." Të pyesin sikur ti e di mirë. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
ตัฟสีรต่างๆ​ ภาษาอาหรับ:
 
แปลความหมาย​ สูเราะฮ์: Al-A‘rāf
สารบัญสูเราะฮ์ หมายเลข​หน้า​
 
แปล​ความหมาย​อัลกุรอาน​ - คำแปลภาษาแอลเบเนีย - ศูนย์การแปลรุว๊าด (อยู่ระหว่างการแปล) - สารบัญ​คำแปล

แปลโดยทีมงานศูนย์แปลรุว๊าด ร่วมกับสมาคมการเผยแพร่ศาสนาอิสลามที่รอบวะฮ์ และสมาคมบริการเนื้อหาอิสลามด้วยภาษาต่าง ๆ

ปิด