Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Hūd   Ayah:
وَيَٰقَوۡمِ لَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شِقَاقِيٓ أَن يُصِيبَكُم مِّثۡلُ مَآ أَصَابَ قَوۡمَ نُوحٍ أَوۡ قَوۡمَ هُودٍ أَوۡ قَوۡمَ صَٰلِحٖۚ وَمَا قَوۡمُ لُوطٖ مِّنكُم بِبَعِيدٖ
O populli im! Të mos ju shtyjë armiqësia ndaj meje që t'ju godasë ajo që goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E, populli i Lutit nuk është larg jush.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٞ وَدُودٞ
Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai me pendim, se, vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë e i Dashur."
Ang mga Tafsir na Arabe:
قَالُواْ يَٰشُعَيۡبُ مَا نَفۡقَهُ كَثِيرٗا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَىٰكَ فِينَا ضَعِيفٗاۖ وَلَوۡلَا رَهۡطُكَ لَرَجَمۡنَٰكَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡنَا بِعَزِيزٖ
Ata thanë: "O Shuajb! Nuk nuk po kuptojmë shumë nga ato që thua dhe ne të shohim të dobët mes nesh. Po të mos ishte farefisi yt, do të të mbytnim me gurë, meqë ti nuk je i çmuar te ne."
Ang mga Tafsir na Arabe:
قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَهۡطِيٓ أَعَزُّ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَٱتَّخَذۡتُمُوهُ وَرَآءَكُمۡ ظِهۡرِيًّاۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ
Ai tha: "O populli im, a farefisi im qenka për ju më i rëndësishëm se Allahu, të Cilin e keni lënë pas shpine? Me të vërtetë, Zoti im e di mirë çfarë bëni.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَيَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَمَنۡ هُوَ كَٰذِبٞۖ وَٱرۡتَقِبُوٓاْ إِنِّي مَعَكُمۡ رَقِيبٞ
O populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kë do ta zërë dënimi poshtërues e kush është gënjeshtar. Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا شُعَيۡبٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ
Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, i shpëtuam (nga dënimi) Shuajbin dhe ata që besuan me të, kurse ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre,
Ang mga Tafsir na Arabe:
كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّمَدۡيَنَ كَمَا بَعِدَتۡ ثَمُودُ
sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë Medjeni, ashtu siç qenë larguar themudët!
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ
Ne e dërguam Musain me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ فِرۡعَوۡنَۖ وَمَآ أَمۡرُ فِرۡعَوۡنَ بِرَشِيدٖ
te Faraoni dhe paria e tij, por ata ndoqën urdhrin e Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Hūd
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara