Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Isrā’   Ayah:
ذَٰلِكَ مِمَّآ أَوۡحَىٰٓ إِلَيۡكَ رَبُّكَ مِنَ ٱلۡحِكۡمَةِۗ وَلَا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتُلۡقَىٰ فِي جَهَنَّمَ مَلُومٗا مَّدۡحُورًا
Kjo është nga urtësia që ta ka shpallur ty Zoti yt. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem i qortuar e i përzënë (nga mëshira e Tij).
Ang mga Tafsir na Arabe:
أَفَأَصۡفَىٰكُمۡ رَبُّكُم بِٱلۡبَنِينَ وَٱتَّخَذَ مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنَٰثًاۚ إِنَّكُمۡ لَتَقُولُونَ قَوۡلًا عَظِيمٗا
Mos zgjodhi Zoti juaj djem për ju e për vete mori melekët për vajza?! Ju, me të vërtetë, thoni një fjalë të rëndë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِيَذَّكَّرُواْ وَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا نُفُورٗا
Ne kemi bërë shpjegime të hollësishme në këtë Kuran, në mënyrë që ata të marrin mësim. Megjithatë, kjo vetëm ua shtoi largimin.
Ang mga Tafsir na Arabe:
قُل لَّوۡ كَانَ مَعَهُۥٓ ءَالِهَةٞ كَمَا يَقُولُونَ إِذٗا لَّٱبۡتَغَوۡاْ إِلَىٰ ذِي ٱلۡعَرۡشِ سَبِيلٗا
Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, siç thonë ata, atëherë, ata gjithsesi do të kërkonin rrugë për te Zoti i Arshit."
Ang mga Tafsir na Arabe:
سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوّٗا كَبِيرٗا
Plotësisht i patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi atë që thonë ata!
Ang mga Tafsir na Arabe:
تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبۡعُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمۡدِهِۦ وَلَٰكِن لَّا تَفۡقَهُونَ تَسۡبِيحَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا
Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe të gjithë ata që janë në to. Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë me lavdërim, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është shumë i Butë dhe Falës i Madh.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ جَعَلۡنَا بَيۡنَكَ وَبَيۡنَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ حِجَابٗا مَّسۡتُورٗا
Kur ti lexon Kuranin, Ne vendosim një perde mbuluese mes teje dhe atyre që nuk besojnë në botën tjetër.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِذَا ذَكَرۡتَ رَبَّكَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِ وَحۡدَهُۥ وَلَّوۡاْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِمۡ نُفُورٗا
Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend Zotin tënd në Kuran si një Zot të Vetëm (duke mos i përmendur idhujt e tyre), ata largohen me neveri.
Ang mga Tafsir na Arabe:
نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَسۡتَمِعُونَ بِهِۦٓ إِذۡ يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَ وَإِذۡ هُمۡ نَجۡوَىٰٓ إِذۡ يَقُولُ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا
Ne e dimë mirë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë kur të dëgjojnë ty, dhe çfarë thonë kur bisedojnë në fshehtësi, kur zullumqarët thonë: "Ju jeni duke ndjekur vetëm një njeri të magjepsur."
Ang mga Tafsir na Arabe:
ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَالَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا
Shih se çfarë përngjasimesh të bëjnë ata ty! Ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقٗا جَدِيدٗا
Ata thonë: "A thua, kur të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi në një krijim të ri?!"
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Isrā’
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara