Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Kahf   Ayah:
وَٱصۡبِرۡ نَفۡسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ وَلَا تَعۡدُ عَيۡنَاكَ عَنۡهُمۡ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَا تُطِعۡ مَنۡ أَغۡفَلۡنَا قَلۡبَهُۥ عَن ذِكۡرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمۡرُهُۥ فُرُطٗا
Qëndro me ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke synuar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i hiq sytë nga ata duke kërkuar stolitë e jetës së kësaj bote. Mos iu bind atij që ia kemi bërë zemrën të shkujdesur ndaj përmendjes Sonë e që ndjek dëshirat e veta dhe i ka veprat të humbura.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا
Thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë, e, kush të dojë, le të mohojë." Ne kemi përgatitur për keqbërësit një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si vaji i vluar që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendstrehim i shëmtuar!
Ang mga Tafsir na Arabe:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ مَنۡ أَحۡسَنَ عَمَلًا
Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin atyre që bëjnë punë të mbara.
Ang mga Tafsir na Arabe:
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَيَلۡبَسُونَ ثِيَابًا خُضۡرٗا مِّن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۚ نِعۡمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتۡ مُرۡتَفَقٗا
Për ta do të jenë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen aty me byzylykë ari dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, të mbështetur në kolltukë. Sa shpërblim i këndshëm dhe sa vendbanim i shkëlqyer!
Ang mga Tafsir na Arabe:
۞ وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلٗا رَّجُلَيۡنِ جَعَلۡنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيۡنِ مِنۡ أَعۡنَٰبٖ وَحَفَفۡنَٰهُمَا بِنَخۡلٖ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمَا زَرۡعٗا
Sillu atyre shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i kishim dhënë dy kopshte rrushi që i kishim rrethuar me hurma dhe ndërmjet tyre kishim bërë drithë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
كِلۡتَا ٱلۡجَنَّتَيۡنِ ءَاتَتۡ أُكُلَهَا وَلَمۡ تَظۡلِم مِّنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ وَفَجَّرۡنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرٗا
Secili kopsht jepte frutat e veta pa asnjë mangësi. Ne bëmë që midis tyre të rridhte një lumë.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٞ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكۡثَرُ مِنكَ مَالٗا وَأَعَزُّ نَفَرٗا
Ai kishte fruta të bollshme dhe i tha shokut të tij, teksa po bisedonte me të: "Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë."
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Kahf
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara