Check out the new design

Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa * - Indise ng mga Salin


Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anbiyā’   Ayah:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje pa i shpallur atij se: "Askush përveç Meje nuk ka të drejtë të adhurohet, prandaj vetëm Mua adhuromëni."
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٞ مُّكۡرَمُونَ
Ata thonë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" I patëmeta është Ai! Në të vërtetë, ata (melekët) janë robër të nderuar.
Ang mga Tafsir na Arabe:
لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ
Ata nuk flasin para fjalës së Tij dhe veprojnë vetëm me urdhrin e Tij.
Ang mga Tafsir na Arabe:
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ
Ai e di të kaluarën e të ardhmen e tyre dhe ata mund të ndërmjetësojnë vetëm për atë që do Ai dhe ata ruhen për shkak të frikës ndaj Tij.
Ang mga Tafsir na Arabe:
۞ وَمَن يَقُلۡ مِنۡهُمۡ إِنِّيٓ إِلَٰهٞ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجۡزِيهِ جَهَنَّمَۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ
Këdo prej tyre që do të thoshte: "Unë jam zot përveç Atij", Ne do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i dënojmë zullumqarët.
Ang mga Tafsir na Arabe:
أَوَلَمۡ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ كَانَتَا رَتۡقٗا فَفَتَقۡنَٰهُمَاۖ وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَيۡءٍ حَيٍّۚ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ
A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt dhe Toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë?! A nuk besojnë?!
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَجَعَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِهِمۡ وَجَعَلۡنَا فِيهَا فِجَاجٗا سُبُلٗا لَّعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ
Ne vumë në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ta, dhe bëmë rrugë të gjera, që të mund të orientohen.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفٗا مَّحۡفُوظٗاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ
Ne e bëmë Qiellin një kulm të mbrojtur mirë, por ata ua kthejnë shpinën shenjave Tona.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ
Ai është që krijoi natën e ditën dhe Diellin e Hënën. Secili lundron në orbitën e vet.
Ang mga Tafsir na Arabe:
وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٖ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ
Para teje Ne nuk bëmë asnjë njeri të pavdekshëm. Atëherë, nëse ti vdes, a mos vallë ata do të mbesin përgjithmonë?
Ang mga Tafsir na Arabe:
كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةٗۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Ne ju sprovojmë me të keqen e të mirën dhe te Ne do të ktheheni.
Ang mga Tafsir na Arabe:
 
Salin ng mga Kahulugan Surah: Al-Anbiyā’
Indise ng mga Surah Numero ng Pahina
 
Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa - Indise ng mga Salin

Isinalin ito ng isang pangkat ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin sa pakikipagtulungan ng Samahan ng Da‘wah sa Rabwah at Samahan ng Paglilingkod sa Nilalamang Islāmiko sa mga Wika.

Isara